Përmes një video-mesazhi nga Berlini, kryeministri Edi Rama ka treguar detaje nga biseda me kancelaren Gjermane, Angela Merkel ku sipas tij, temë kryesore ka qenë konferenca e donatorëve që do të mbahet në Bruksel me 17 Shkurt, por edhe çështje të rëndësishme që janë aspiratat e integrimit, minishengenim- Ballkanik, njohja e patentave të ndërsjellta në Shqipëri dhe Gjermani etj.
Rama tha se Merkel i ka ofruar mbështetje në konferencën e donatorëve ndërsa ka ripërsëritur sipas tij, përkrahjen e saj në projektin e Shengenit Rajonal për të cilin argumentioi se BE dhe KE kanë ofruar edhe mbështetje konkrete financiare.
“Më dha disa këshilla shumë të vlefshme dhe u angazhua për të bërë edhe ajo të sajën që konferenca të jetë një sukses. Duke qenë edhe një person si askush tjetër që kam njohur e dhënë pas statistikave, kancelarja mori çdo detaj dhe u angazhua për të lancuar çdo detaj të konferencës. Na ofroi edhe një ndihmë teknike për strukturimin e planit të rindërtimit. Ajo konfirmoi se Gjermania do të përpiqet për hapjen e negociatave në muajin Mars dhe shpjegoi se kjo nuk është aspak e pamundur por as nuk është e lehtë pasi debate për rimodelimin e anëtarësimit nuk ka përfunduar ende brenda BE.
Ndërsa ka përmendur edhe krijimin e SPAK, spastrimin e sistemit të drejtësisë por edhe reformën në drejtësi. Ajo u shpreh shumë pozitivisht për ligjin special anti-KÇK që do të hyjë në fuqi ditët e ardhshme pas konsultimit me eksertët ndërkombëtar. Ajo mbështeti nismën tonë për shengenin rajonal, u interesua në detaje për kundërshtitë dhe ecuritë duke përmendur edhe arritjet e fundit mes Beogradit dhe Prishtinës për linjat ajrore dhe hekurodhuore. Përkthimi i kësaj fryme në të mira të përbashhkëta për lehtësimin e shkëmbimeve të mallrave, shërbimeve dhe njerëzve si hapa të rritjes së mirëqënies në rajon. BE dhe KE do ta mbështesin edhe konkretisht edhe nga pikëpamja financiare këtë bashkëpunim rajonal.
Së fundmi duke qenë se shumë miq në faqe më kërkuan me insistim çështjen e njohjes së patentave të automjeteve në Gjermani, dua t’u jap lajmin e mirë se në Shkurt vjen në Tiranë një ekip i Ministrisë së Transportit Gjerman për këtë proces dhe këtë kërkesë që është e kahershme që Shqipëria e ka bërë prej kohësh. Kam besim se këtij halli të shqiptarëve në Gjermani po i vjen fundi. Ju përshëndes nga Berlini para se të nisem për Tiranë dhe askush nuk do të jetë vetëm në hallin e tij dhe sidomos ata që duhet të kthehen në shtëpi pas tërmetit”, tha Rama.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post