Anëtari i Bordit Drejtues të Bankës së Shqipërisë, Arben Malaj gjatë fjalës së tij në Kuvend ka deklaruar se shkarkimi i tij lidhet me qëndrimet që ka mbajtur ndaj qeverisë së drejtuar nga Edi Rama ndërsa ka bërë edhe historikun e ngjarjeve gjatë karrierës së tij ku tha se është përballur me presionet e shkarkimeve nga detyra.
Malaja tha se kriza sociale është pasojë e krizës politke dhe argumetnoi se Rama po shkon drejt pushtetit absolute por i kujtoi se një pushtet i tillë është po aq korruptues.
“Kosto sociale, financiare dhe ekonomike për shkak të keq qeverisjes ndihet në jetën e njerëzve. Rama harron se pushteti absolut korrupton në mënyrë absolute. Ndarja e pushteteve, mbrojtja e lirisë së medias dhe lirisë së gjyqësorit janë shtyllat kryesore të vendit. Këtë situatë krize besimi e ushqen kriza politike, banalizimi i debatit këtu në Kuvendin tonë, mosrealizimi i procesit të integrimit dhe rekomandimeve. Ne ju vështirësojmë të tashmen dhe i vjedhim të ardhmen kombit tonë. Kjo është hera e tretë që kërkohet heqja e imunitetit në këtë parlament. Ajo e para ndodhi në ’92, por PD kishte deputetë me integritet.
Në 2004 Ndaj Nikoll Lesit. Kuvendi që Ruçi drejton Kuvendin rrezikon të shemmbet dhe marrë me vete integritetin e këtij institucioni. PD kërkoi shkarkimin tim, por Rulin dhe ish-guvernatori nuk e pranuan kurrë sepse donin të më largonin për shkak të arsimimit tim të shkëlqyer. Në 1997 Berisha i propozoi shkarkimin tim Finos, por ai e refuzoi, ndërsa komuniteti ndërkombëtar e vlerësoi qëndrimin e tij”, tha Malaj.
Ish-ministri socialist që ndaj tij është ndërmarrë nisma nga qeveria për shkarkimin nga Bordi Drejtues i Bankës së shqipërisë, tha se në Komisionin e Financave deputetët votuan në rresht sipas urdhërave të kryeministrit.
“Kjo është hera e tretë, argumentat profesionale i dhashë në Komisionin e Ekonomisë, pro sot para qytetarëve deklaroi se kam kryer në mënyrë korrekte detyrën time në Bordin e Bankës së Shqipërisë. Kam kërkuar në bord që të demokratizohet qeverisja e BSH. Kam kërkuar që kërkimi shkencor i BSH të bazohet në kërkimet shkencore të politikave sociale për shoqërinë shqiptare. Në komision ndjeva trishtim për votimin në rresht të deputetëve por i mirëkuptova sepse janë nën presionin e kryeministrit. Më kërkoni heshtjen e Bodes, por ajo e dimë të gjithë se shkaktoi dhjetra viktima. Ndoshta oligarkët e kanë arritur ndikimin ndaj ministrave tuaj, kurrë ndaj meje, kurrë nuk e kam shitur integritetin tim për poste qeverisëse apo politike”.
Malaj është rikthyer pas në kohë duke treguar se si iu propozua të bëhëjn ministër i Finacnave dhe arsyen për të cilën e pranoi këtë post nga Bashkim Fino.
“E pranova detyrën e vështirë të ministrit të Financave kur dëgjova zërin e përlotur të nënës së Bashkim Finos në telefon, është Fino këtu? Kam investuar përherë për dijen jo për karrigen. Sot në familjen time të vogël ndihem krenar që kemi 5 diploma nga universitetet më të mira në botë. Ju zoti kryeministër do t’ju bëjë të mbeteni më i dështuari në jetën politike të vendit, kjo të nxit zilinë dhe zemërimin. Sapo të ndërtohet Gjuykata Kushtetuese unë do ta çoj këtë çështje për hetim atje. Ramën dhe qeverinë e tij e kam mundur njëherë në këtë Gjykatë dhe do ta mund përsëri”, tha Malaj.
(F.GJ/FAXWEB.AL)