Mes shumë kritikave u inagurua dhe Sheshi Skëndërbej në kryeyqtet. Në një dominancë të së bardhës s’mund të mungonin as kreu i Bashkisë së bashku me Ajola Xoxën dhe kryeministri Rama krah Lindës.
Kryebashkiaku duke iu përshtatur rastit kishte veshur një këmishë, ndërsa kryeministri Rama se kishte parë të arsyeshme të hiqte bluzën sport që ka veshur gjatë takimeve të fushatës.
Në një foto ku shihen të ulur pranë e pranë Veliaj nuk kursen as një përkëdhelje në drejtim të Ajolës. Ndoshta një formë kjo për t’i shprehur falenderimet për mbështetjen. Ai dje u shfaq mjaft i emocionuar dhe krenar për veprën që kishte arritur të përuronte.
“Nuk kam përjetuar emocion më të fortë se të shoh të ngrihet flamuri shqiptar pranë Skënderbeut. Unë e kam ndjekur çdo pllakë të vënë, çdo pemë, çdo shatërvan, duke na sjellë një imazh të jashtëzakonshëm që mund ta shohin të gjithë. Ky është një nga sheshet më të bukura në botë. Sot kam një lajm shumë të mirë.
Nga dje jemi ftuar ta prezantojmë sheshin në bienalen e famshme të Çikagos, si një nga arkitekturat më moderne në botë. Nga një rrethrrotullim i pakuptimtë smogu e trafiku e kemi kthyer në projekt madhështor,” tha dje Veliaj. (E.K/SHUPLAKA)