01:16 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Me dorën në supin e Gjoshës, Meta tashmë si ish-kryetar nuk i ndal takimet me të rinjtë e LRI-së (FOTOT)

10:18 | 06/05/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Me dorën në supin e Gjoshës, Meta tashmë si ish-kryetar nuk i ndal takimet me të rinjtë e LRI-së (FOTOT)

Ashtu si ishte shprehur edhe më parë pavarësisht tërheqjes nga Kreu i LSI-së, Ilir Meta do të vijojë takimet me bazën e Partisë deri në 23 korrik, kohë që do të marrë mandatin presidencial.

Ai ka qenë i pranishëm në një takim me të rinjtë e LSI-së në Njësisë administrative nr. 4 në Tiranë. Përfaqësues të tjerë që e shoqëronin ishin kryesuesja e listës së kandidatëve të LSI-së për Qarkun Tiranë, Klajda Gjosha, Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, etj.

Në fjalën e mbajtur në këtë takim, ish-kryetari Meta tha se rinia është forca kryesore e ndryshimeve dhe e transformimeve të Shqipërisë. Sipas Meta, fuqia e LSI-së është solidariteti dhe të rinjtë e LRI-së.

“Forca kryesore e ndryshimeve, e transformimeve të Shqipërisë në të gjitha kohërat ka qenë rinia dhe nuk mund të jetë ndryshe. Nuk ka forcë më të madhe, nuk ka fuqi më të madhe, nuk ka shpresë më të madhe për një popull se sa ëndrrat e fëmijëve dhe të të rinjve. Fuqia e LSI-së është solidariteti. Fuqia e LSI-së është rinia, dhe fuqia e vërtetë e rinisë është bashkimi i saj i cili është i konkretizuar kaq mirë dhe kaq bukur tek Lëvizja Rinore për Integrim”, – u shpreh Meta.

Kryesuesja e listës së kandidatëve për deputetë të LSI-së për qarkun Tiranë, Klajda Gjosha, njëkohësisht Kryetare e LGI-së, deklaroi përpara të rinjve të Njësisë administrative nr. 4, se politika nuk është një lojë, por ka në dorë jetën e çdo qytetari dhe kërkon sakrifica të mëdha dhe përgjegjësi.

“Ne besojmë dhe sot është dita më shumë se kurrë për t’u thënë të rinjve se ky është shansi juaj, sepse ne nuk mendojmë se askush më shumë se të rinjtë mund të luftojnë për vendin e tyre, të punoj për vendin e tyre dhe realisht të ofrojë një shans më pas për gjithë vazhdimësinë e jetës që pason dhe gjithë familjet tuaja. Ne prandaj kemi zgjedhur të kemi të rinj në politikë, sepse unë nuk mendoj që politika është një lojë. Politika ka në dorë jetën e gjithsecilit prej nesh dhe nuk mund të jetë një lojë. Është përgjegjësi, është punë dhe sakrificë shumë e madhe”, – nënvizoi Klajda Gjosha.

Ndërsa, Kryetarja e LRI-së, Floida Kërpaçi bëri me dije se programi i LSI-së do të sjellë më shumë shanse për të pasur arsim më cilësor dhe se i duhet thënë “mjaft” neglizhencës ndaj të rinjve.

“Ne si LSI kemi punuar për një program që sjell shanse për një arsim cilësor nëpërmjet rritjes së buxhetit dhe në këtë mënyrë ne si LSI e kemi arsimin prioritet, sepse për ne të rinjtë janë të parët.

Dhe për këtë arsye ne të rinjtë duhet të bëhemi bashkë dhe duhet t’i them stop indiferentizmit, duhet t’i them stop neglizhencës ndaj të rinjve. Është koha që për ne duhet të ketë më shumë vëmendje, sepse ne meritojmë më shumë shanse meritojmë më shumë mundësi për një arsim më cilësor ashtu edhe për një punë më të mirëpaguar”, – theksoi Floida Kërpaçi, kandidate për deputete e LSI-së në Qarkun e Tiranës.

Një fjalë përshëndetëse në këtë takim mbajti edhe Sekretari i Përgjithshëm, Endrit Braimllari, njëkohësisht edhe Kryetari i LSI-së Tiranë, i cili vlerësoi energjinë pozitive që ka LSI-ja dhe shprehu besimin te potenciali i jashtëzakonshëm i të rinjve.

“Kjo frymë pozitive, kjo energji pozitive është forca e LSI-së, sepse forca e LSI-së është forca e ekipit dhe forca e bashkimit për të ecur përpara. Ne besojmë te forca e të rinjve, besojmë te potenciali i jashtëzakonshëm që kanë të rinjtë e këtij vendi, për t’i shërbyer Shqipërisë. Ndaj dhe LSI është një shans për të gjithë, ndaj dhe LSI është një shans për çdo të ri. Me përfshirjen e të rinjve në politikë ne e bëjmë politikën më të mirë, më bashkëpunuese, e bëjmë politikën më pranë njerëzve dhe më të thjeshtë”, – tha Braimllari. (E.K/SHUPLAKA)

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1739″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Etiketa: ilir metaKlajda GjoshaLSInjesia 4te rinjte
Pas

Nga biberonet te letrat e lagura, kontrabandë dhe falsifikim vulash, arrestohet 44-vjeçari në Tiranë (VIDEO)

Para

46 bimë kanabis në Shkodër. Arrestohet kultivuesi, ndjekje e lirë për kryeplakun dhe Inspektorin e Pyejeve (EMRAT)

Para
46 bimë kanabis në Shkodër. Arrestohet kultivuesi, ndjekje e lirë për kryeplakun dhe Inspektorin e Pyejeve (EMRAT)

46 bimë kanabis në Shkodër. Arrestohet kultivuesi, ndjekje e lirë për kryeplakun dhe Inspektorin e Pyejeve (EMRAT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vatikani zbardh bisedën e Papës me Putinin, ja çfarë i kërkoi Ati i Shenjtë presidentit rus

Arabia Saudite merr masa për të parandaluar vdekjet nga nxehtësia gjatë Haxhit 2025

Rusia sërish mesazh Vuçiçit: Serbia i kupton rreziqet e rënies së armëve të tyre në duart e Kievit

Treni përplas makinën në Gjermani, humb jetën shoferi

Çështja e detit, ministri Hasani flet për “Kathimerinin”: Të vendosur ta zgjidhim, pjesë e një dialogu dhe bashkëpunimi konstruktiv

Kremlini akuza Perëndimit për përfshirje në “sulme terroriste” ndaj civilëve në Rusi

ZYRTARE/ Xhuljo Tabaku rinovon kontratën me Vorën

Protesta në Sofje, kundër anëtarësimit në eurozonë

Konfirmohet rasti i parë i murtajës së ruminantëve të vegjël në Shqipëri

Milani mbush arkën, shet futbollistin më të mirë të sezonit, thyen edhe transferimin e Kaká

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.