Ka nisur në Gjykatën e Tiranës seanca ndaj Klerent Bozhanajt, i cili mbrëmjen e së mërkurës plagosi me armë zjarri efektivin e “Shqiponjave”, Edlir Alleshi.
Prokuroria ka kërkuar ndaj 42-vjeçarit “arrest me burg”, teksa ndaj tij është ngritur akuza e “vrasjes së punonjësit të policisë”, mbetur në tentativë.
Bozhanaj pas ngjarjes arriti që ti largohej policisë por u arrestua pas 24 orëve.
Ngjarja ndodhi në zonën e Kinostudios në Tiranë ku patrulla e “Shqiponjave” kishin marrë informacion për një person që lëvizte i armatosur. Në momentin që kanë tentuar të ndalonin 42-vjeçarin, ai ka qelluar në drejtim të tyre ku për pasojë mbeti i plagosur me plumb në bark efektivi Alleshi, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.