Eni Çobanin jemi mësuar ta shohim si ndërmjetësuese e emisionit “Shihemi në gjyq”, por edhe në studio të ndryshme televizive ku diskutohen probleme të ndryshme. Prandaj dhe juristja edhe postimet në rrjetet sociale i ka pasur më së shumti të natyrës profesionale.
Megjithatë ajo e ka nisur ndryshe ditën e sotme. Kjo për shkak të një arsyeje mjaft të veçantë. Sot ajo feston 20-vjetorin e martesës me bashkëshortin e saj të cilit i ka dedikuar fjalë mjaft romantike.
“Si sot 20 vjet me pare i thame njeri tjetrit Po dhe sigurisht qe vitet treguan qe jeta eshte dhe behet e bukur kur ti ke ne krah njeriun e duhur. Pacim jete e gezofshim sa me shume si keto dite Ave”, shkruan Eni.
(B.H/Faxweb)