Mesditën e sotme Rektori i Universitetit të Korçës, zhvilloi një mbledhje me stafin akademik dhe senatin e universitetit, por gjërat nuk shkuan ashtu siç mund të pritej.
Studentët janë çuar në këmbë dhe janë shprehur se “Rektori u tall me ne, s’ka dialog, do vijojmë protestën”, ndërsa një studente ka ndërprerë rektorin duke thënë: “Ju lutem me duket vetja si tek opinioni me Ramën i cili bën monolog”.
Pas kësaj mbledhjeje të dështuar studentët kanë bërë një deklaratë ër medat ku shprehen:
“Diten e sotme u tentua qe nepermjet nje mbledhje farse dhe show te organizuar nga universiteti i Korçes te perdoreshin studentet per qellimet e ketij takimi.
Diten e djeshme, pas nje takimi personal me Rektorin e Universitetit u dakortesua qe diten e sotme do te zhvillohej nje mbledhje me dyer te mbyllura midis Senatit Akademik dhe perfaqesise te Keshillit Studentor.
Kjo mbledhje synonte nje diskutim privat e te cilter midis pedagogeve dhe studenteve, ku ne do te shprehnim gjithe problematikat dhe shqetesimet e fakulteteve tona. Ne nuk mashtrohemi, protesta jone vazhdon me e forte se kurre!”
(B.B/ Faxweb.al)
Discussion about this post