Jo gjithmonë vlen shprehja ”bëm baba të të ngjaj” vlen edhe për zgjedhjet në politikë. Djali i deputetit të PS, Pandeli Majko, Gjergji Majko ka përshendetur protestën e opozitës përballë kryeministrisë me një foto ku ai pozon me dy gishta. Foto është bërë në Shkodër, dhe është publikuar në rrjetet sociale nga Nevila Xhindi.
Kërkesa e Partisë Demokratike në protestë është një qeveri teknike që do të administrojë zgjedhjet e ardhshme. Duke qenë se mazhoranca refuzon të negociojë mbi këtë pikë, nuk janë diskutuar as emrat që do të kryesonin qeverinë teknike. Ditët e fundit protestës i janë bashkuar shumë të rinj nga gjimnazet e Tiranës. (E.K/SHUPLAKA)