10:43 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Me dy mjete prerëse, si i vidhnin grabitësit bankomatet në Vlorë dhe Tiranë

12:07 | 18/06/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Me dy mjete prerëse, si i vidhnin grabitësit bankomatet në Vlorë dhe Tiranë

Dje është finalizuar operacioni “Bankomat” dhe në prangat e policisë ka rënë një person dhe janë shpallur në kërkim edhe tre të tjerë. Këta persona janë arrestuar për vjedhjen e pesë bankomateve.

Dyshohet se në këto ngjarje ata kanë arritur të marrin rreth 2 milionë lekë të rinj, pasi shkatërronin bankomatet.

Sipas policisë  specialistët e sektorit të Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit “Bankomat”, në kuadër të të cilit është arrestuar  Ylli Gerra, 31 vjeç, banues në Vlorë. 

Ndërkohë, policia tha se është bërë shpallja në kërkim e shtetasve me iniciale N.G., 24 vjeç, I.G., 30 vjeç, dhe I.G., 24 vjeç.

DETAJE:

Sipas burimeve të Policisë, për këta shtetas është arritur të dokumentohet me prova të mjaftueshme ligjore se janë autorë të dyshuar të pesë vjedhjeve të ndodhura në bankomate.

Më konkretisht policia tha se katër personat dyshohen për ngjarjet e ndodhura më datë 30 dhjetor 2016, ku kanë vjedhur një bankomat të një banke të nivelit të dytë në Novoselë, Vlorë, më datë 8 janar 2017, ku kanë vjedhur një bankomat të një banke të nivelit të dytë në Berat, më datë 14.01.2017, ku kanë vjedhur një bankomat të një banke të nivelit të dytë në Tiranë pranë QSUT-së, më datë 20 shkurt 2017, ku kanë vjedhur një bankomat të një banke të nivelit të dytë në Gjirokastër dhe më datë 11 mars 2017, ku kanë vjedhur një bankomat të një banke të nivelit të dytë në Patos, Fier. Gjatë arrestimit të Ylli Gerras, policia tha se në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një automjet i markës “Nissan Yuke”, i cili rezulton i vjedhur në tetor 2016, në qytetin e Tiranës, si ato të saldimit, si dhe disa komplete me vegla pune të cilat dyshohet se shërbenin për hapjen e bankomateve. Ndaj të dyshuarve është ngritur akuza e “vjedhjes së bankave dhe arkave të kursimit” e kryer në bashkëpunim dhe “vjedhja”. (J.V/Shuplaka)

Etiketa: bankomatetmjetetpolicia
Pas

“LSI forcë e parë”, pas takimit në Gjirokastër Meta dhe të rinjtë me një gisht lart (VIDEO)

Para

E plagosi në disa pjesë të trupit, arrestohet autori i dyshuar i atentatit në Babrru

Para
Transportonte 43 kg kanabis, arrestohet në Lushnjë trafikanti nga Vlora

E plagosi në disa pjesë të trupit, arrestohet autori i dyshuar i atentatit në Babrru

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dëshmia e Arjan Ndoj për gjygjin e Plaurent Dervishajt

Halit Valteri paraqitet në SPAK për të dëshmuar

Deputeti i zgjedhur i PD, Arjan Ndoja, është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme për t’u pyetur si dëshmitar.

Sulmi ndaj SPAK: GJKKO lë në burg ish-zyrtarin Zambak Gjoni

Flamur Noka paraqitet në SPAK

Kurti pas vendimit të Kushtetueses: Konstituimi i Kuvendit, detyrë e të gjithë deputetëve

Goditet një rast i shitjes së lëndëve të forta narkotike, në qytetin e Vlorës.

Gjykata e Lartë vulos sekuestron ndaj banesës në Qerret, rrëzon rekursin e Ajola Xoxës

Izraeli: Më shumë se 900 objektiva iraniane goditen gjatë Operacionit “Luani në Ngritje”

Samiti i BE-së: Sanksionet ndaj Rusisë zgjaten, por pa ashpërsim të mëtejshëm

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.