07:54 | 12/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

ME EMRA/ Cilët janë biznesmenët që do jenë pjesë e Kuvendit dhe cilët nuk e fituan dot garën

14:17 | 28/06/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
ME EMRA/ Cilët janë biznesmenët që do jenë pjesë e Kuvendit dhe cilët nuk e fituan dot garën

Që në përpilimin e listave për kandidatët për deputetë, ra në sy prezenca e shtuar e biznesmenëve. Shumë prej tyre u futën një zonat e sigurta të listave të kryetarëve, e të tjerë në ato më me risk.

Tani që përgjithësisht është përcaktuar më në fund, se cilët janë 140 emrat që do të ulen në karriget e parlamentit të ri, mund edhe të bëjmë një bilanc, se cilët biznesmen ja dolën dhe cilët jo.

Biznesmenët që marrin mandat:

Një nga emrat më të njohur dhe të përfolur njëkohësisht, që do jetë sërish në parlament është Tom Doshi. Ai ka mundur të hyj si deputet në tre legjislatura të kaluara dhe ja doli sërish, edhe pse këtë herë konkurroi nën siglën e një partie gati inekzistente, siç është PSD e Gjinushit.

Doshi njihet si një deputet që shumicën e kohës së katërvjeçarit të fundit në Parlament, e shpenzoi më së shumti në Prokurori për akuza nga më të ndryshmet.

U braktis dhe u përjashtua nga grupi parlamentar i PS-së, por sërish deklaron se do të bashkojë votën e tij me Edi Ramën. Tom Doshi në fushën e biznesit  njihet më së shumti si pronar i “Profarma” dhe “Aldosh Farma”, të dyja kompani këto që operojnë në tregun dhe prodhimin e ilaçeve.

Një tjetër biznesmen fitues është edhe Bujar Muça, i cili konkurroi në emër të PDIU-së në qarkun e Elbasanit. Ai është një sipërmarrës  i njohur në fushën e karburanteve dhe pajisjeve hidrosanitare. Me fitoren e tij bëri që partia e çamëve të marrë në Elbasan një mandat më shumë (dy të tillë), se në zgjedhjet e vitit 2013.

Agron Shehaj është një tjetër biznesmen i njohur, që do të futet si rishtar në parlament. Ai u vlerësua në maksimum nga kreu i PD-së Lulzim Basha, duke e renditur të parin në listën për qarkun e Vlorës. Shehaj ka ardhur nga Italia vitet e fundit, për të ngritur biznesin e tij të suksesshëm në vendlindje dhe tashmë do të jetë edhe një nga deputetët e rinj të opozitës në parlament. Është themelues dhe ish-administrator i kompanisë “Intercom Data Service”, që operon në biznesin “Call Center”.

Një biznesmen tjetër që hyn për herë të parë në  parlamentit shqiptar është edhe Ilir Ndraxhi, administratori i kompanisë IAM. Ndraxhi deri në momentin e shpalljes së listave nga kryetari i PS-së Edi Rama ishte një biznesmen i suksesshëm në tregun e plehrave kimikë, të ushqimeve me shumicë për blegtorinë apo import drithërash për industrinë e blojës. Pas betimit në parlamentin e ri, ai do të vesh kostumin e deputetit në radhët e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Ja doli të zgjidhet në një zonë të vështirë për të majtën, siç është ajo e Shijakut.

 Po në radhët e grupit parlamentar të Partisë Socialiste do të jetë edhe biznesmeni (për herë të parë), Arben Pëllumbi, djali i Servet Pëllumbit, Aqif Rakipi e Sadri Abazi.

Biznesmenët që nuk hyjnë në parlament:

Në listën e humbësve, ata që kërcasin dhe bien më së shumti në sy janë biznesmenët Agron Duka dhe Astrit Veliaj, të dy garues të “Listës Basha”.

Agron Duka është jo vetëm një biznesmen i madh, por edhe një politikan aktiv në 12-vjeçarin e fundit. Ka qenë disa herë deputet dhe ministër, aktualisht kryetar i PAA dhe ngelja e tij jashtë këtij parlamenti, po konsiderohet si surpriza më e madhe e këtyre zgjedhjeve. “Isha në vendin e gabuar”, komentoi ai me dëshpërim këtë dështim, duke fajësuar strukturat e Partisë Demokratike.

Edhe pronari i “Albania University”, Astrit Veliaj,  “papritur” e ka gjetur veten jashtë parlamentit, ku ishte pjesë për katër vitet e shkuara. Pavarësisht se ishte i dyti në listën e PD-së për qarkun e Beratit, Veliaj nuk arriti të mbledhë numrin e nevojshëm të votave nën siglën e PD.

Në vargun e biznesmenëve humbës po nga “Lista Basha” rezulton, edhe Adi Haxhiymeri. Ai është një sipërmarrës i madh,  administrator i kompanisë “Prima”. Haxhiymeri faktikisht ishte propozim i kreut të Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka dhe pjesë e negociatave që ky bëri me kreun e PD-së Basha, për të vendosur edhe dy kandidat të tjetërë, përveç vetes, në një zonë të sigurt. Por nr. 13 në listën e PD-së së qarkut Tiranë, rezultoi se nuk ishte aspak në zonë të sigurt, pasi u morën vetëm 11 mandate. /Syri.net

Etiketa: agron dukaagron shehajbiznesmenetdeputeteTom Doshi
Pas

Vidhnin banesa në Pogradec dhe sendet i shisnin në Tiranë, arrestohen dy të rinjtë (DETAJE)

Para

“Pas palestre”, si duket me fustan të shkurtër moderatorja e njohur (FOTO)

Para
“Pas palestre”, si duket me fustan të shkurtër moderatorja e njohur (FOTO)

"Pas palestre", si duket me fustan të shkurtër moderatorja e njohur (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Numërohen 132 kuti nga 587 në Fier! Socialistët kryesojnë me mbi 12 mijë vota ndaj opozitës

Numërohen 147 kuti nga 508 në total në Elbasan, PS kryeson me mbi 11 mijë vota ndaj PD

Përfundon numërimi në Fushë Arrëz, kryeson Partia Demokratike

Numërohen 256 kuti nga 1282 në Tiranë, kryeson Partia Socialiste! Grumbullon mbi 36 mijë vota

Numërohen 80 nga 493 kuti në Durrës, PS kryeson me mbi 10 mijë vota

Numërohen 61 nga 222 kuti në Dibër, PS kryeson ndaj PD-së

Numërohen 61 kuti nga 245 në Lezhë, si paraqitet rezultati

Numërohen 62 nga 139 kuti në Kukës, PD në avantazh ndaj PS

Numërohen 104 nga 405 kuti votimi në Shkodër, PD kryeson me mbi 1000 vota ndaj PS

Numërohen mbi 20 përqind e votave, ja si mund të ndahen mandatet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.