Kryeministri Edi Rama sapo ka mbërritur në presidencë për të bërë betimin si kreu i qeverisë së re të mandatuar për 4 vitet e ardshme. Ndërkohë në hyrje të presidencës e ka pritur Edmond Panariti.
Pak para se të mbërrinte kryeministri Rama, është paraqitur në presidencë edhe kryetarja e kuvendit, Lindita Nikolla e cila pritet të jetë e pranishme vetëm si e ftuar, pasi betimin e ka bërë më herët për postin e saj.
Qeveria “Rama 3” u votëbesua me 77 vota në parlament. Seanca e betimit duhet të kishte filluar që në orën 10:00 por anëtarët e kabinetit qeveritar po mbërrijnë me vonesë në presidencë.