03:04 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“Më fal Hari Lena, më fal Edi Rama”

20:13 | 07/10/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Më fal Hari Lena, më fal Edi Rama”

Nga Brizida Gjikondi

Më fal Hari Lena, më fal Edi Rama

Më falni për stresin që ju shkaktova. E meritoj një dackë fytyrës, një dackë të fortë, nga ato që të trëmbin në 7 breza. Ose ose, më mirë pak C 4, që trëmbjen ta marr seriozisht, ta marr aq seriozisht sa edhe kur thjesht të shikoj një bidonë ujë, të më dridhen këmbët, të më dridhen aq sa të harroj gjuhën e nënës, të harroj atë ndjenjë “të mallkuar” që më lidh me këtë vënd, të harroj, Urën e Leklit, Dragotit , Grykën e papërsëritshme  të Këlcyrës dhe sidomos Vjosën, magjepësen Vjosë. Sepse  Vjosa, është më shumë se një lumë, është më shumë se një histori, është më shumë se një krahinë dhe një shtet, kush nuk e ka parë, unë nuk ja përshkruaj dot, do e shëmtoja. Kur ju afrova përpara shumë vitesh asaj lugine, mbajta hapin, u ndjeva vetëm, sepse ashtu më bëri të ndjehesha, ishte një panoramë shumë dimensionale, rrethuar nga malet e larta të shtrira anash meje në mënyrë konike dhe nën këmbë uji i gjelbërt si askund tjetër i Vjosës. Dhe për të plotësuar këtë panoramë mistike në shtratet e larta të Vjosës rridhnin ashtu sic kishin bërë me mijëra vjet…ujvara të vogla që çonin ujin tëk mëma e tyre Vjosë. Syri në atë luginë, nuk të ka kufizime, frymëmarrja dhe shpirti po ashtu. Por këto ndjesi tejet personale që unë i përjetoja sa herë rruga më contë për në Përmet tashmë kanë marrë një thikë, një thikë që i është ngulur cdo shqiptari me dy gram shpirt dhe dy gram dinjitet kombëtar. Hari Lena tashmë ka ngulur në shtrat të Vjosës kollonat e betonit, për të ngritur një urë tubacionesh, tubacione të cilat i ka ngulur dhe ato mu në zemër të burimeve, të cilat rrjedhin vetëm për Vjosën këtu e mijëra shekuj më parë. Dhe këtë sistem shtazarak grabitjeje pasurish kombëtare po e con me qesëndi në biznesin e tij të bidonave të ujit, në rrugë ajrore, si thikë në shtrat të Vjosës, duke përdhunuar, shqyer jo vetëm këtë pasuri kombëtare, dhe këtë panoramë magjepëse por për më tepër PA LEJE, pa absolutisht asnjë leje. Jo vetëm kaq, por duke qënë që kjo cështje thirri vëmëndjen maksimale dhe të shumë aktivistëve të tjerë investigativë , rezultoi se edhe per objektin e parë, kapanonin e ujit Trebeshina atje ku do cojë këto tubacione grabitqarë, Hari Lena ka 3 vjet që nuk ka leje, kërkesat e tij për tu pajisur me leje si ajo e 07.12.2015 si ajo e 25.01.2016, nuk i janë aprovuar nga shteti shqiptar, ndërkohë që përgjatë viti 2017 nuk ka bërë asnjë kërkesë për leje. Me pak fjalë si biznesi nënë dhe biznesi i dytë që po ngre me dhunë, grabitje dhe me heshtjen e shtetit shqiptar, janë në kushtet e një paligjshmërie absolute, si dhe të një vepre penale të mirëfilltë me pasoja kombëtare.

Dje, struktura të INUK dhe të Policisë shqiptare kanë shkuar pranë kësaj masakre, por nuk kanë prekur asgjë, pavarësisht se ishin të vetëdijshëm për krimin mjedisor që kishin përpara syve. Edhe peshqit e Vjosës e dinin që atë përbindësh e kishte ngritur Hari Lena, po strukturat e shtetit shqiptar JO. Ato nuk preken përbindëshin, nuk shoqëruan as Harin. Sepse Hari është mbi ata, dhe ndërtimi i tij, pa leje mjedisore, ndertimore, inxhinerike, arkeologjike, etj etj është përtej cdo ligji dhe rregulli.

Ky shtet ka 2 standarte, një përkedhëlës për oligarkët dhe një kriminal për qytetarët. Pikërisht aty ku Hari ka ngulur kollonat e betonit Rama i tha një fshatari qyqar që i kërkoi leje të mbulonte stallën me një teneqe se të parën ja kish marrë era, Jo ske për ta mbuluar stallën, ndryshe përfundon në burg.

Rama ka dy standarte, dhe jo vetëm në Grykë të Këlcyrës, por dhe në Elbasan, Durrës e gjithë Shqipërinë, ka një standart përkëdhelës, të nënshtruar dhe të heshtur përballë krimit, dhe një standart kriminal me shqiptarët e zakonshëm sic i quan ai me racizëm. Gjithashtu në rastin më të parë që  Rama kupton që dikush nga ne të zakonshmit i del në rrugën e tij të 2 standarteve, ai haptas del në krah të oligarkut pengmarrës duke cuar deri në fund rrugëtimin dhe nënshtrimin e tij ndaj pengmarrësit. Mund të zbukurohen dhe betonizohen qëndrat e qyteteve të braktisura, mund të heshtet përballë emigrimit biblik të shqiptarve nga vëndi I tyre, por kurrësesi një oligark antiligjor dhe abuzues smund të zhbëj, të shëmtoj, të përçundoj atë që me shekuj zotat i kanë falur Shqipërisë, Vjosën. Dhe si Vjosën dhe gjithë dhe shumë bukuri të tjera. Dhe për sa kohë ka ende shqiptarë që kanë zë, shpirt dhe Atdhe kjo nuk do të ndodhë.

Më fal Hari Lena, më fal Edi Rama, për këtë zhurmë që ju prishi rehatinë, dhe për sa i takon renditjes së emrave tuaj, ndjesë por thjesht respektova hierarkinë reale. 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Pas

Dyshohet për “vrasje të zyrtarëve të lartë”, ndalohet në Durrës Sadri Ramabaja

Para

Kombëtarja anullon stërvitjen e së dielës në “Loro Boriçi”, fusha është e papërshtatshme për shkak të reshjeve

Para
Kombëtarja anullon stërvitjen e së dielës në “Loro Boriçi”, fusha është e papërshtatshme për shkak të reshjeve

Kombëtarja anullon stërvitjen e së dielës në “Loro Boriçi”, fusha është e papërshtatshme për shkak të reshjeve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Raporti vjetor i KLP, “gropa” në sistem, nga 341 prokurorë vetëm 220 në detyrë

Takimi mes ministrit të Jashtëm turk dhe atij rus, Fidan dhe Lavrov diskutuan për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit

Zjarri shkrumbon 3 ha kullotë në Gjirokastër, rrezikohet një banesë

Konflikti i armatosur me Iranin, një tjetër kompani ajrore anulon fluturimet për në Izrael

IDF godet një avion iranian teksa po furnizohej me karburant në Mashhad

Rusia ia kthen Ukrainës trupat e edhe 1.200 të vrarëve, teksa luftimet vazhdojnë

Aksident në aksin Korçë-Kapshticë, përplasen dy makina, dyshohet për të plagosur

E rëndë në Dhërmi/ Goditet nga helika e skafit në plazhin e Gjipesë, plagoset turisti gjerman

Sulmet izraelite në Iran! Thellohet bilanci, shkon në 128 numri i të vdekurve dhe 900 i të plagosurve

“Unë arrita të ndaloj luftën Kosovë-Serbi dhe Indi-Pakistan”, Trump: Irani dhe Izraeli do të bëjnë marrëveshje, së shpejti do të kemi paqe!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.