Nëse nuk e njihni Macarenën, atëherë nuk mund të jeni nga planeti Tokë.
Ajo luhej në çdo festë ditëlindjeje, në çdo disko shkollore, në klubin e çdo vendi pushimesh dhe thuajse edhe në shtëpitë e gjithsecilit prej jush.
Kjo duhet të nënkuptojë se është një këngë miqësore me familjen, apo jo? Epo e keni gabim.
Macarena trajton disa tema mjaft të lezetshme në tekst , të cilat përveç nëse keni folur rrjedhshëm spanjisht si fëmijë, do e keni humbur me siguri kuptimin e tyre.
Nëse kujtoni, refreni është kështu:
“Dale a tu cuerpo alegria Macarena / Que tu cuerpo es pa ‘darle alegria cosa Buena / Dale a tu cuerpo alegria, Macarena.”
Kjo do të thotë “Jepini trupit tuaj gëzim, Macarena,” sepse trupi juaj është për t’i dhënë gëzim dhe gjëra të tjera të mira”.
“Gëzimi” dhe “gjërat e mira” në këtë rast nuk do të thotë “akullore” sepse kënga është në thelb për një grua të quajtur Macarena e cila e mashtron të dashurin e saj jo me vetëm një mashkull, por me dy, bile me miqtë e tij
Pjesa tjetër e tekstit, që është në anglisht, në thelb është i mbushur me nënkuptime dhe konotacione seksuale e cila mund të ketë kaluar mbi kokën tuaj të pafajshme si fëmijë sepse keni qenë shumë i zënë me vallëzim.