15:29 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Me fletore shënimesh me vete, publikohen PAMJET nga arrestimi i gjobvënësve në Shkodër

21:34 | 04/03/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Me fletore shënimesh me vete, publikohen PAMJET nga arrestimi i gjobvënësve në Shkodër

Publikohen pamjet e aksionit të policisë në një lokal në Shirokë, ku u arrestuan anëtarët e një bande kriminale që vendosnin u gjoba bizneseve në Shkodër dhe Tiranë.

Ka qenë një operacion i RENEA-s në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, i quajtur “ilegal bills”që ka çuar në pranga kokat e këtij grupi, të cilët janë kapur në një lokal në Shirokë të Shkodrës.

Një nga drejtuesit e grupit kriminal të gjobvënësve në Shkodër, është djali i kryetarit të Partisë Mendimi i Djathtë Liberal dhe anëtar i këshillit bashkiak të Shkodrës, Mustafa Lici.

NJOFTIMI I POLICISË

Sot në datë 04.03.2017 shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, kanë finalizuar me sukses Operacionin Policor të koduar “ILLEGAL BILLS “.

Ky Operacion Policor është përmbyllur në kuadër të një hetimi të zhvilluar nga shërbimet e specializuara te Drejtorisë Vendore të Policise Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, hetim i cili ka zgjatur për një periudhë 6 mujore.

Ky hetim ka qenë i përqëndruar për dokumentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të “Shtrëngimit me me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë, grup i strukturuar kriminal, kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, vepra penale këto të parashikuara nga nenet 109/b , 33/a/2 , 334/1 të Kodit Penal.

Sot në datë 04.03.2017 shërbimet e Drejtorisë Vendorë të Policisë Shkodër, të mbështetura nga Forca e Posaçme Operacionale në Drejtorinë për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda Tiranë , Forcat e Repartit Special Renea dhe FNSH Shkodër, kane kryer ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës së Shkallës se Parë për Krimet e Rënda Tiranë “Arrest në Burg“ për shtetasit:

  1. Muhamet Mustafa Lici, i vitlindjes 1992, lindur dhe banues në Lagjen “Guerrile” Shkodër , i dënuar më parë me 4 vjet e 8 muaj burgim për veprën penale të “Prodhimit dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak ”, parashikuar nga neni 278/2/5 të K. Penal.
  2. Abedin Eljaz Bajraktari, i vitlindjes 1990, lindur dhe banues në lagjen “Guerrile” Shkodër , në gjendje gjyqësore “i dënuar”.
  3. Denis Zaim Skutina , i vitlindjes 1993 , në Shkodër dhe banues në Lagjen “Naim Gjylbegu”, Shkodër.
  4. Shtetasi G.S, i vitlindjes 2000, lindur dhe banues në Lagjen “Naim Gjylbegu”, Shkodër.
  5. Besmir Merzuk Domnori, i vitlindjes 1993, lindur dhe banues në Lagjen “Qemal Stafa” Shkodër.
  6. Gëzim Ragip Vajushi, i vitlindjes 1960, i lindur e banues në lagjen “Ahmet Haxhia”, i dënuar.
  7. Fatmir Vehbi Dibra, i vitlindjes 1964, lindur dhe banues në lagjen “Kongresi i Përmetit”, Shkoder.

Përmes ketij hetimi është dokumentuar në mënyre të plotë e të gjithanshme aktiviteti kriminal i “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, vepra penale këto te parashikuara nga nenet 109/b , 33/a/2 , 334/1 të Kodit Penal, aktivitet ky që personat e ndaluar e kryenin me njëri-tjetrin në bashkepunim, të shtrirë kryesisht në zonën e njohur si “Tregu i Zdrales” dhe “Rruga e Gjena e Kirasit”, në qytetin Shkodër.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shfrytëzuar rrezikshmerine kriminale që paraqesin, me anë të shtrëngimit, dhunës dhe kanosjes, kishin ngritur një skemë përfitimi të paligjshëm duke u marë pagesa çdo muaj bizneseve private, të cilat ushtronin aktivitetin në zonen e njohur si “Tregu i Zdrales” dhe “Rruga e Gjenë e Kirasit”, Shkodër .

Gjate ekzekutimit te urdhërave, kontrolleve të banesave, janë sekuestruar me cilesinë e provës materiale:

  • Dy automjete, një autoveturë “Mercedez Benz”, i blinduar, me targë AC 108 dhe një autoveturë “Fiat”.
  • 7 telefona celularë
  • 6 uniforma kamuflazhi
  • Nje targë automjeti BP 1065 HT.
  • Nje palë dylbi ,
  • Tre skafandra motorri
  • Nje sasi lënde narkotike e llojit Cannabis Sativa
  • Fletore shenimesh, me shenime të emrave të personave dhe lekët .

Në vijim informojmë se Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, vijon punën për dokumentimin e aktivitetit të personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Materialet e përgatitura i janë percjellë Prokurorise, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë. (D.D/SHUPLAKA)


Etiketa: arrestimegjobveniepoliciShkoder
Pas

Izmir Smajlaj triumfon në Beograd, shpallet kampioni i ri i Europës (VIDEO)

Para

Artan Fuga i kundërpërgjigjet Karajt dhe Çilit: Artikulli juaj, strategji për të squllur intelektualët

Para
Artan Fuga i kundërpërgjigjet Karajt dhe Çilit: Artikulli juaj, strategji për të squllur intelektualët

Artan Fuga i kundërpërgjigjet Karajt dhe Çilit: Artikulli juaj, strategji për të squllur intelektualët

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tedi Blushi kërkon transparencë për ndërtimet pa leje në Tiranë: Pse shembni bujtinat në Theth dhe jo kullat në kryeqytet?

Kryeministri shqiptar Edi Rama mbajti fjalën në ceremoninë e hapjes së “Herrenchiemsee Festspiele” në Bavari të Gjermanisë

Hasani me anëtarë të Bundestagut: Rrisim bashkëpunimin, avancojmë me objektivat e përbashkët evropianë

“Plumbi i Artë”/ Skerdi Tase rrëfen para GJKKO ekzekutimin e Emiliano Ramazanit: Marrëveshje për 130 mijë euro, e qëllova në kokë e qafë ndërsa ishte në telefon

Dështon për herë të 47-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Aksident i rëndë në Elbasan/ 62-vjeçari humb jetën, arrestohet drejtuesi i dehur i mjetit

Danimarka gati të financojë dërgimin e sistemeve Patriot në Ukrainë, ministri i jashtëm danez: Po bëjmë pjesën tonë

Dy të mitur të zhdukur në 24 orë në Durrës, policia në kërkim të 17-vjeçares dhe 11-vjeçarit

Vau i Dejës, japin dorëheqjen tre nënkryetarë, pesë administratorë dhe të gjithë drejtorët e bashkisë

Urdhri i kryeministrit, vijojnë dorëheqjet e drejtorëve dhe administratorëve të disa bashkive në vend

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.