Gjykata e Korçës ka dhënë masën e arrestit me burg për 47-vjeçarin Zamir Topi, i cili masakroi për vdekje me sëpatë 50-vjeçarin Dashnor Osmani, ndërsa ky i fundit njihej si shitës i bananeve.
Autori është paraqitur para trupit gjykues i ftohtë dhe i heshtur. Organi i akuzës me prokuror Oli Visin ka kërkuar masën e arrestit me burg ndërsa është pranuar nga trupi gjykues me gjyqtar Arben Lera.
Vrasja ndodhi në një zonë mjaft të populluar siç është Pazari i Korçë, ndërsa Topi u justifikua me faktin se viktima i kishte dhunuar varrin e nënës së tij.
Topi dhe Osmani, bashkëfshatarë, kanë varrosur në 2014 të afërmit pranë njëri-tjetrit. Topi pretendonte se Osmani i kishte dëmtuar varrin e të ëmës dhe kishte vendosur eshtrat e nënës së tij.
Mes Osmanit dhe Topit ka pasur konflikte të vazhdueshme për këtë çështje. Gjatë marrjes në pyetje Topi ka shfaqur pendesë për krimin e kryer.
“E godita disa here me sëpate të cilën e bleva sot në mengjes. Ishalla nuk vdes. Nuk dua të bej krim. Unë nuk jam kriminel. Prej vitesh jemi grindur me njëri tjëtrin. Ai vendosi eshtrat e nënës së tij tek varri i nënës time. Nuk e duroja dot këtë gje. E kisha paralajmeruar. Nuk gjeja qetësi. I thashë sërish sot por nuk mori vesh. Ndaj e godita.”- mësohet të jetë shprehur 42-vjeçari, raporton Fax News.
Dashnor Osmani u qëllua me sëpatë pas koke në sy të bashkëshortes dhe vajzës së tij, teksa shiste banane.
(E.K/Faxweb.al)