Shërbime te Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Policisë Tiranë kanë bërë të mundur arrestimin ditën e sotme të Artan Alimuçaj, 41 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi është bërë pas urdhërit urdhrin për ekzekutimin e vendimit të gjykatës. 41- vjeçari rezulton i dënuar me 4 vite burg për Veprën Penale, “Pastrim i produkteve të veprës penale”.
41-vjeçari është djali i ish-bosit të firmës piramidale VEFA, Vehbi Alimuçaj. Më poshtë shihet edhe fotoja e 41-vjeçarit, edhe pse duhet thënë që nuk ka qenë shpesh i ekspozuar në media.
Akuza që rëndon mbi të është ajo e fshehjes së parave. Nga hetimet e mëparshme rezulton se Vehbi Alimuçaj ka pasur një llogari bankare në një bankë në Hungari në shumën 328 mijë dollarë.
Po ashtu, rezulton se në të njëjtën bankë, djali i tij, shtetasi Artan Alimuçaj ka pasur një llogari bankare në shumën 647 mijë dollarË.
Duhet thënë se fenomeni i piramidave në vendin tonë është një nga ata më të diskutuarit për shkak se një pjesë e mirë e shqiptarëve humbën paratë e tyre.
(E.K/SHUPLAKA)