03:53 | 23/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Më futën kokën në kazan”, ç’tha para hetuesve i riu që vrau prindërit. Sherri që nisi për paratë

12:38 | 08/06/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘Punoj si vrasës me pagesë’, kush është i riu që zbrazi automatikun ndaj prindërve. Pse nisi sherri (Foto)

Ditën e djeshme qyteti i Peshkopisë u trondit jo pak nga krimi i rëndë që ndodhi brenda familjes, ku një 26-vjeçar i sapokthyer nga Anglia vrau dy prindërit e tij.

26- vjeçari Qemal Sela qëlloi me armë automatike prindërit e tij, shtetasit Flamur Sela, 55 vjeç, dhe Zeqimete Sela, 50 vjeçe, të cilët gjetën vdekjen e menjëhershme.

Nisur nga gjendja e paraqitur pas krimit nga ana e të riut, ka dyshime se ai ka probleme me shëndetin mendor.

Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur për gazetën ‘’Panorama’’ se, bazuar edhe në dëshminë e të afërmve të tij, dyshohet se ai ka pësuar tronditje të fortë psikologjike pasi është kapur nga Policia në Angli. Ai jetonte dhe punonte prej rreth 8 vitesh në këtë shtet, por mungesa e dokumenteve e ka penalizuar atë për ta kthyer deportiv.

Emigranti u ka kërkuar llogari familjarëve të tij për paratë e dërguara gjatë tetë viteve, duke dyshuar se ato nuk janë menaxhuar si duhet ose mbahen të fshehura nga prindërit.

Disa banorë janë shprehur në Polici se nata në familjen Sela nuk ka qenë aspak e qetë, por e tensionuar, e zhurmshme dhe e shoqëruar me sherre.

Një tjetër pistë, e cila konsiderohet më e besueshme për hetimorët, është se i riu e ka kryer krimin e rëndë në kushtet e një tronditjeje të fortë psikike. Ai nuk e ka përballuar dot shkëputjen nga Anglia, ku kishte shkuar tetë vite më parë dhe punonte atje pa dokumente.

Në kushtet e kësaj tronditjeje, dyshohet se Sela nuk ka kursyer as prindërit e tij, me të cilët ka pasur edhe debat. Sakaq, edhe burime zyrtare pranë Drejtorisë së Policisë Peshkopi pohojnë se gjendja e shëndetit mendor të Qemal Selës nuk është e mirë.

Specialistët dhe drejtuesit dyshojnë se ai e ka kryer krimin e dyfishtë në kushtet e depresionit. Po sipas Policisë, i arrestuari për krimin e rëndë nuk ka dhënë sqarime rreth motiveve të vrasjes së prindërve.

“Na tha se e kanë burgosur në Angli, se ia kanë futur kokën në kazan me ujë, se e kanë rrahur, madje se nuk ka as prindër”, bënë të ditur burime nga grupi i hetimit, teksa konfirmuan se ka dyshime të forta në lidhje me shëndetin mendor të të riut.

 

 

Pas

Dështon provimi i Letërsisë, fotot e tezës bëjnë xhiron e rrjetit (Foto)

Para

Tiranë/ Superaksion i policisë, kapen me kokainë 5 persona (Emrat)

Para
Tiranë/ Superaksion i policisë, kapen me kokainë 5 persona (Emrat)

Tiranë/ Superaksion i policisë, kapen me kokainë 5 persona (Emrat)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Moment i tmerrshëm kur shpërthen zjarri brenda kabinës së një avioni në Sydney. Pasagjerët ndihmojnë ekuipazhin

Izraeli dhe Siria do kenë takim të nivelit të lartë të enjten, me ndërmjetësimin e SHBA-së

Sërish probleme për sulmuesin e Realit, por madrilenët kanë besim

Shpëtuan një të moshuar nga zjarri në Korçë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit falënderon punonjësit e Patrullës së Përgjithshme në DVP Korçë

“I dhanë ilaç gjumi dhe ishte i lodhur”, djali i Biden zbulon arsyen e performancës së dobët të babait në debatin me Donald Trump

Dita Botërore e Trurit, ministria Albana Koçiu ndan rastin e pacientes 16-vjeçare: Ndërhyrje moderne

Bota e muzikës në zi! Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e Rock & Roll, Ozzy Osbourne

Zyrtari rus arrestohet për përvetësim të 9 milionë eurove nga projektet e fortifikimit në kufirin me Ukrainën

Greqi/ Zjarr i madh në Korinth, flakët dalin jashtë kontrollit. Banorët urdhërohen të evakuohen

Kuvendi i Kosovës gjen “shpëtim” te kushtetuesja! Më 26 korrik skadon afati i vënë nga gjykata, ekspertët: Nuk rrezikohen mandatet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.