E ftuar së fundmi në emisionin “Late night show” të Kastro Zizos ishte Hygerta Sako, e cila ka ndarë publikisht shqetësimin e saj për faktin që prej 24 vitesh i ka mbetur nofka ‘Miss’, megjithëse ajo është përfshirë në shumë fusha në televizion.
Hygerta është shprehur fakti që e quajnë ‘Miss’ i fyen inteligjencën, pasi në vendin tonë ‘Missi’ është një vajzë vetëm e bukur, kur në fakt sipas saj bukuria fizike nuk ka të bëjë aspak me inteligjencën e çdo vajze.
“Është e çuditshme, si s’po shpëtoj. Po shkoj 24 vjet dhe dhe s’po shpëtoj nga kjo. Miss s’mund të quhem më, por gjithsesi ka mbetur akoma në mendjen e njerëzve. S’kam ç’bëj, më bezdis pak sepse do të doja të më thonin diçka tjetër. Gazetare, moderatore, vajzë e zgjuar psh, se kur thonë ‘Miss’, sikur më shajnë, më fyejnë inteligjencën.”- ka rrëfyer Hygerta.
“Është kjo ideja që gocat e bukura duhet të jenë patjetër budallaqe. Mund të them që s’ka lidhje zgjuarsia me bukurinë. Unë them që ka shumë vajza të bukura dhe shumë vajza të zgjuara, që i kanë të gjitha cilësitë.”- ka shtuar ajo.