04:27 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Me gjakderdhje s’mund të mbërrini në BE”, deputetja ekstremiste greke mbërrin në familjen e Katsifas

11:09 | 08/11/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Me gjakderdhje s’mund të mbërrini në BE”, deputetja ekstremiste greke mbërrin në familjen e Katsifas

Deputetja greke Elenis Theoharous ka qenë sot në familjen e Konstantinos Katsifas për të shprehur ngushëllimet për vdekjen e 35-vjeçarit. Pak ditë më parë ajo kërcënoi Shqipërinë se nuk do të ishte pjesë e BE-së sa kohë që ka një trajtim të tillë të komunitetit.

“Çdo person në botë, gjithkush ka të drejtë për një proces gjyqësor të drejtë. Kjo është ajo çfarë unë mendoj për këtë rast. Në vend që të vritej, mund ta arrestonin dhe ta çonin në gjyq, nëse kishte shkelur ligjin”, është shprehur pak ditë më parë eurodeputetja greke.

Deklarata:

E konsideroj veten një aktiviste e të drejtave të njeriut, sepse e kam kaluar jetën time duke i ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë në gjithë botën. Kjo është arsyeja pse jam këtu, sepse ka dhunim të të drejtave të njeriut të minoritetit grek në këtë zonë. Dhe pas ngjarjes së tmerrshme të vrasjes së Katsifas besoj se kemi të drejtën të hetojmë dhe të zbulojmë të gjitha provat që lidhen me këtë histori të tmerrshme.

Nuk bie dakord me atë çfarë thonë mediat në Shqipëri, unë nuk jam një ekstremiste, jo një fashiste, por jam një aktiviste e të drejtave të njeriut të gjithë e dinë këtë në Parlamentin europian.

Jam duke luftuar për të ndihmuar Shqipërinë për t’iu bashkuar BE, por mesazhi im për njerëzit në Shqipëri është që me gjakderdhje nuk mund të arrini në BE, nuk mund të arrini asnjë progres në negociatat. Çdo person në botë, gjithkush ka të drejtë për një proces gjyqësor të drejtë. Kjo është ajo çfarë unë mendoj për këtë rast. Në vend që të vritej, mund ta arrestonin dhe ta çonin në gjyq, nëse kishte shkelur ligjin.

Përveç kësaj mendoj se ka një tjetër dhunim, ai i standardeve morale, i mbajtjes së trupit në morgun e Tiranës për kaq shumë ditë pa i dhënë asnjë informacion të afërmve se çfarë planesh kanë. Sigurisht kjo situatë e trishtë do të shkaktojë disa probleme në procesin e pranimit. Askush nuk do ta pranojë këtë mënyrë të sjelluri dhe nuk është e krahasueshme me principet dhe vlerat e BE.

Le të flasim për marrëdhënie më të mira. Qytetarët e mirë janë ata që pranojnë të drejtat e çdokujt dhe minoriteti ka disa të drejta, që duhen respektuar. Mendoj se trupi duhet t’i kthehet urgjentisht familjes për ceremoninë funerale dhe nuk ka asnjë arsye për ta mbajtur në Tiranë.

Nuk mund të influencojë qeverinë e Shqipërisë që ta bëjnë këtë, por kjo sjellje do të influencojë në të gjithë anëtaret e BE. Nëse do isha në pozicionin e autoriteteteve këtu do sqaroja menjëherë pse po mbahet trupi në Tiranë. Jemi duke u përpjekur të zbulojmë atë çfarë jemi duke hetuar, por nuk kanë asnjë arsye dhe kjo është shumë e qartë. Të gjithë e dinë këtë, i gjithë komuniteti e ka të qartë.

(E.K/FAXWEB.AL)

Pas

Rezultatet e dobëta, Kamza shkarkon Klodian Duron

Para

Arrestohen tre punonjësit e Hetimit Tatimor të Tiranës, ja për çfarë akuzohen

Para
E moshuara u gjet e pajetë në banesë, policia zbardh ngjarjen: U godit disa herë me thikë në kokë nga nipi (EMRI)

Arrestohen tre punonjësit e Hetimit Tatimor të Tiranës, ja për çfarë akuzohen

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasjet Trump-Musk shkaktojnë “krizë” në shitjet e Tesla-s

Partneri tentoi ta vriste? Tragjedi në Itali, 48-vjeçarja bie nga kati i katërt në tentativë për t’i shpëtuar zjarrit në banesë! Dyshimet e policisë dhe sherri mes çiftit para ngjarjes

“Eloni u çmend”: Trump dhe Musk debatojnë publikisht

Kuvendi i Shqipërisë ratifikon marrëveshjen për bashkëpunim me Ukrainën

Objekti arkeologjik dëmtohet pas një serie tërmetesh në zonën vullkanike

Trump shpreh zhgënjimin ndaj Elon Musk: Kishim një marrëdhënie shumë të mire, nuk e di nëse do ta kemi më! Miliarderi: Pa mua s’do i kishe fituar zgjedhjet

Netanyahu konfirmon rekrutimin e klaneve palestineze për të luftuar ndaj Hamasit

Fluturime të vonuara ose të anuluara, BE ndryshon rregullat: Kompensim deri në 500 euro dhe praktika të thjeshtuara. S’ka më pritje të gjata në avion

Itali/ Trafikonte kokainë të fshehur në airbagun e makinës, arrestohet 35-vjeçari shqiptar me precedentë!

Zelensky: Rusët janë të sëmurë nga urrejtja dhe lufta, vetëm me forcë ndalen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.