63-vjeçari me iniciale A. S., banues në Vlorë, ka denoncuar në polici grabitjen që i është kryer nën ushtrimin e forcës nga tre të rinj.
Referuar denoncimit të tij, i janë grabitur 25 mijë lekë të rinj, 300 euro dhe tri aparatë celularë, për t’u larguar më pas me ndihmën e një automjeti “Benz”.
Detaje të Policisë së Vlorës:
Më datë 21.05.2017, pranë ambienteve të policisë është paraqitur shtetasi A.S., 63 vjeç, banues në Vlorë, i cili ka kallëzuar se:
Rreth orës 19:10, në lagjen “10 Korriku” duke ecur në rrugën kryesore, i kanë dalë para 3 shtetas të cilët nën ushtrimin e forcës i kanë marrë 25.000 lekë të rinj, 300 euro, 3 aparatë celular dhe më pas janë larguar me shpejtësi me ndihmën e një automjeti të llojit Benz.
Nga veprimet e shpejta hetimore, policia ka bërë të mundur identifikimin e njërit prej bashkëpunëtorëve shtetasin G.Gj.
(Për arsye hetimore nuk mund të bëjmë publike gjeneralitetet e plota). Po punohet për zbulimin dhe kapjen e autorëve të përfshirë në këtë ngjarje.
Materialet iu referuan Prolurorisë për veprën penale “Vjedhja me dhunë, e kryer në bashkëpunim”, neni 139 dhe 25 të Kodit Penal.
(XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post