Një sherr është shënuar në Kuçovë, ku disa persona, siç duket militant të PS-së dhe LSI-në janë rrahur me njëri-tjetrin.
Portali “JOQ” ka publikuar një video, ku militantët shihen në mes të rrugës duke u sharë dhe duke goditur njëri-tjetrin me grushte dhe me shqelma.
Ta q*i gruan”, dëgjohet të thotë një qytetar si edhe sharje të tjera nga më të ndryshmet. Militantët nuk ndaheshin nga njëri-tjetri dhe pavarësisht ndërhyrjes së disa personave të tjerë, është dashur edhe ndërhyrja e policisë.
Pasi policia ka mbërritur në vendngjarje, i ka arrestuar të konfliktuarit. (D.D/Shuplaka)