Pas insistimit të tij me telefonata në Fax News, Elmaz Koçi babai i një 27-vjeçari invalid është ftuar në emisionin e mëngjesit “Zgjohu” me Kastriot Çipin për të shprehur problemin e tij në lidhje me abuzimet që sipas tij I janë bërë.
Koçi tha se prej Janarit ka dërguar kërkesën për tu pritur nga ministrja e Shëndetësisë, por siç thekson ai është më e thjeshtë të takosh sekretaren e OKB-së se sa ministren, ndërsa tregoi se shteti i jep kemp një shifër prej 10 mijë e 500 lekë të reja në një kohë kur vetëm ilaçe për çdo muaj i duhen 7000 lekë.
Babai i 27-vjaçarit tha se i duhet çdo vitë të bëjë një kontroll në spital privat pasi shteti nuk e ofron shërbimin, ndërsa thekson se se nuk ka mundësi ti mbulojë shpenzimet.
“E kam djalin invalid, e kam operuar për shkak të vështirësive me shikimin në një spital privat dhe kostot ekonomike i kam paguar vetë. E dërgova për komision dhe më kërkojnë një analizë nga spitali privat, ndërsa në komision del në shtet. Djali është 27-vjeç. Ai merr kemp një shifër prej 10 mijë e 500 lekë të reja. Tani i marr ilaçet me pagesë nga këto para unë 7000 lekë të reja i paguaj analiza tek një spital privat sepse në shtet nuk më ofrohen. Atij i mbeten rreth 2000 lekë në muaj për shpenzimet e tjera. Çdo vit duhet të bëjë një pagesë prej 400 eurosh për ndryshimin e lenteve.
Ndaj jam këtu sot për të bërë denoncimin dhe apelin ndaj shtetit. Kam kërkuar takim me ministren dhe më shpejt mund të të caktohet një takim me sekretaren e OKB se sa me ministren e Shëndetësisë. Që prej Janarit, nuk i është përgjigjur kërkesës time. Kam qenë të ministria disa herë dhe aty habitesh kur i shikon punonjësit që vijnë në orën 09:30 me çanta në duar, filxhanë kafeje e celularë krejt pa etikë. Më ka pritur njëherë Ilir Beqja me ndërhyrjen e kryetarit të Partisë Zgjidhja. Më tha nuk të ndihmojmë dot, nuk e zgjidhim dot. I kam kërkuar Blerina Gjylametit punë për djalin meqë ky i fundit ka insistuar por më that ë shkojë në zyrën e punës. Unë jam me profesion agronom, kam punuar gjithë jetën në këtë profesion, ndërsa jam shkarkuar nga puna për shkak se nuk dola në videot e kryebashkiakut”.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/545243332953221/
(F.GJ/FAXWEB.AL)