Sizmiologu Rrapo Ormeni në një intervsitë për Fax News ka folur lidhur me situatën e rëndë nga tërmetet e njëpasnjëshme në vend.
Sizmiologu tha se ky është tërmeti më i fuqishëm që pas vitit 1979 që ka goditur vendin, me magnitudë 5.8 ballë, ndërsa theksoi se lëkundjet do të vijojnë, por duke u shuar.
“Më i forti mbas 1979, me këtë tërmet me magnitudë 5.8 ballë, i cili është shoqëruar dhe më lëkundje të tjera. Deri tani ka pasur 300 tërmete, 87 vetëm sot, ndërkohë që më i fuqishmi është ndjerë pak pas mesnate në orën 12:07 me 4.9 ballë. Efekti varet nga magnitude, ajo që tregon është intensiteti, nga energjia kur magnitude është madhe. Me këtë nivel do të vazhdoje disa ditë, javë, deri edhe një muaj, por mund të jenë më të vogla. Tërmeti nuk mund të parashikohet, por duke u nisur nga seria e pas goditjeve gjykojmë se vijnë duke u shuar.”- u shpreh Ormeni.
(M.Q/Faxweb.al)
Discussion about this post