Është koha që Dani Alves të zbulojë disa të vërteta nga vetja e tij.
Pasi tha që Neymar dëshiron të jetë i lumtur, si dukur tek Barcelona, mbrojtësi i Sao Paolo u ndal të flasë për talentet më premtues të së ardhmes dhe për këtë preferon të zgjedhë një brazilian që luan tek Real Madrid, sesa ndonjë tjetër që qarkullon në Europë, si Mbappe dhe Felix.
“Lojtari më premtues? Do të them Vinicius Junior i Real Madrid. Ka disa lojtarë që kanë lindur të talentuar dhe jam i sigurt se ai është një nga ato. Kam patur mundësinë ta shikojë atë nga afër, në kombëtaren e Brazilit dhe jam i bindur se do të dëgjojmë dhe shohim shumë nga ai”, tha Alves.