10:08 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Më i votuari i Tiranës dhe tensionet në PS, Gonxhja: Administrata e lirë nga presionet

15:48 | 25/06/2025
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Më i votuari i Tiranës dhe tensionet në PS, Gonxhja: Administrata e lirë nga presionet

Gara brenda llojit më 11 maj, sidomos në Tiranë, ka krijuar jo pak pakënaqësi dhe hatërmbetje mes kolegësh. Kjo “luftë” politike brenda PS ka qenë më e ashpër mes kandidatëve ministra dhe kolegëve të tjerë në listën e Edi Ramës. Një ndër më të përfolurit brenda mazhorancës është Blendi Gonxhja, i cili arriti të renditej i pari, me një rekord votash preferenciale. Deputeti i zgjedhur, iu përgjigj aludimeve brenda partisë së tij për përdorimin e pushtetit të ministrit, përmes presionit ndaj administratës së gjerë që dikasteri i tij ka në administrim.

“Nuk mund të vërtetojë dot askush, kurrë, një provë të vetme që unë, apo kandidatë të tjerë ministra, të kemi ndikuar apo ushtruar trysni për të ndikuar votën e administratës apo të atyre që punojnë për ne”, tha Gonxhja.

Për ata që nuk binden me deklarata, ai tregoi derën e drejtësisë. “Kush ka pretendime të tilla është i ftuar t’i çojë në organet kompetente për t’i vërtetuar ato”, shtoi ai.

I vetëdijshëm që emri i tij përflitet si kandidat potencial për t’i zënë vendin Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës, Blendi Gonxhja tregohet i kujdesshëm për të qenë në një linjë me shefin e tij politik, që për momentin nuk ka shpallur zgjedhje në kryeqytet.

“Kur përballesh me një pritshmëri pozitive, apo kur opinioni publik mund të mendojë pozitivisht për një kandidaturë, kushdo qoftë ai, natyrisht do të ishte një moment pozitiv. Nuk ka asnjë lloj ambicie timen në këtë drejtim dhe nuk ka asgjë konkrete që të lidhet me personin tim. Unë mendoj që nuk jemi fare në këtë moment për zgjedhje në Bashkinë e Tiranës, ato kanë datën e tyre”.

Përveç dilemës së Bashkisë së Tiranës, Gonxhja, së bashku me kolegët socialistë, do të duhet të kalojnë një verë në ankth, derisa Kryeministri të vendosë për formacionet e reja qeverisëse dhe politike.

“Vera do të jetë e nxehtë, pasi stina është e nxehtë, por nuk ka asnjë rëndësi se sa keq do t’i bëjë vapa kujtdo, pra personit individualisht, pasi këtu rëndësi ka objektivi kryesor, ai që kishim në kokë: integrimi i Shqipërisë. Pjesa individuale është shumë relative dhe nuk besoj se do të më shqetësonte”.

Socialistët kanë nisur që tani përgatitjet në të paktën tre bashki: atë të Matit, Beratit dhe Tepelenës, ku në vjeshtë do të duhet të nisin fushatën elektorale për zgjedhjet e parakohshme vendore.

Pas

Shqipëria merr Presidencën e ICIC, Dervishi: Një përgjegjësi dhe nder i madh

Para

Trump dhe Zelensky takohen në Hagë: Fokus te armët dhe presioni ndaj Rusisë

Para
Trump dhe Zelensky takohen në Hagë: Fokus te armët dhe presioni ndaj Rusisë

Trump dhe Zelensky takohen në Hagë: Fokus te armët dhe presioni ndaj Rusisë

 



Të Fundit

Situata e Zjarreve në Shqipëri: 9 Vatra në 24 Orët e Fundit, Rreziku Mbetet i Lartë

Rrëzimi i Avionit të Air India: 270 Viktima, SHBA dhe BE Shprehin Shqetësim për Hetimet

Partia Socialiste merr pjesë në Kongresin Zgjedhor të SPD, mbështetje për reformat dhe integrimin

Kurti: Serbia Mund të Nxisë Incidente gjatë Vidovdanit në Gazimestan

Iran: Funeral Shtetëror për 60 të Rënë, Mes Tyre Komandantë dhe Shkencëtarë Bërthamorë

Sulm i Natës në Odesë: Dy të Vdekur dhe Nëntë të Plagosur nga Goditja Ruse

Ministri i Jashtëm izraelit: Bota ka detyrim të ndalojë Iranin nga zotërimi i armës bërthamore

Republika Demokratike e Kongos dhe Ruanda nënshkruajnë marrëveshjen e shumëpritur të paqes në Uashington

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar

Trump flet sërish për Kosovën e Serbinë: Ishin gati për luftë të madhe, unë e ndala!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.