Nëse do të bënim një përshkrim për Ledina Çelon duke parë vetëm rrjetet e saj sociale mund të përmbledhim gjithçka në një fjali: Një mami e përkushtuar e shumë seksi.
Këngëtarja e talentuar shqiptare, e famshme për linjat perfekte, prej vitesh është më shumë nënë sesa artiste, duke i dedikuar pjesën më të madhe të kohës së saj dy fëmijëve, djalit dhe vajzës.
Ndërkohë vogëlushët bukuroshë biondë po rriten shpejt e si çdo nënë edhe Ledinën e “frikëson” pak se vajzat do ia “marrin” djalin. Ajo ka publikuar fotot ku i biri pozon me shoqen e tij duke shënuar “Më iku djali që tani”.
Dhe në fakt të dy vogëlushët janë të mrekullueshëm. Me pastërtinë e moshës duken mjaft këndshëm. (E.K/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1254″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]