Një shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë italiane, pasi është futur brenda një lokali dhe ka kërcënuar pronarin që t’i jepte 500 euro.
Mediat italiane shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në një lokal në Milano, ku shqiptari ishte future për të kërkuar disa para të cilat sipas tij ia kishte borxh pronari për disa punë që ai kishte kryer.
Mirëpo, disa klientë që u nxorrën jashtë gjatë debatit mes pronarit dhe shqiptarit, lajmëruan policinë.
Pas njoftimit policia mbërriti në vendngjarje dhe arrestoi 33-vjeçarin shqiptar. Kjo për shkak se kundërshtoi forcat e policisë që i kërkuan të largohej. Shqiptari është dërguar në burgun “San Vittore”. (D.D/Shuplaka)