22:10 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Më ka rënë goja duke cituar këtë pjesë…”, gazetari: Ja çfarë deklaronte Komisioni i Venecias për Vetingun

09:08 | 23/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO/ “Më lini të flas se më çatë b*thën”, Andi Bejtja plas shishen e ujit në mes të studios. Kush e nxehu

Reforma në Drejtësi në vendin tonë është shndërruar një mollë sherri për politikën e ditës, ndërsa gjyqtarët dhe prokurorët ndodhen nën një presion të vazhdueshëm nëse do ta kalojnë ose jo procesin e Vetingut.

Mijëra dosje kanë mbetur në pritje për shkak se disa nga gjykatat, me gjyqtarë tashmë të përjashtuar nga sistemi i drejtësisë, nuk mund të krijojnë kuorumin e nevojshëm, në mënyrë që të shqyrtojnë çështjet.

Përplasja e fundit për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, mes presidentit, qeverisë dhe KED, duket se është qershia mbi tortë e të gjithë situatës, ndërsa në skenë ka dalë sërish pikëpyetja nëse ishte e nevojshme kjo Reformë kaq rrënjësore në vendin tonë, sa kohë që prej 3 vitesh drejtësia gjendet në kolaps.

E teksa të gjithë propozojnë që për zgjidhjen e situatës në Kushtetuese palët ti drejtohen Komisionit të Venecias, gazetari Andi Bejtja ka nxjerrë një pasazh nga opinion i Komisionit lidhur me procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve.

Komisioni e cilësonte Vetingun një zgjidhje radikale, që do të krijonte tensione të mëdha brenda gjyqësorit dhe do të destabilizonte situatën. Po ashtu në opinionin e Komisionit të Venecias, rikthyer nga Bejtje thuhej se ekzistonte rreziku i kapjes së gjyqësorit nga forca politike që kontrollon procesin.

Ndërkohë që jo më larg se dje kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, tha se ishte vetë BE, që kishte penguar që në shtetin që ai drejton të kishte një Reformë në Drejtësi, njësoj si kjo që po aplikohet në Shqipëri.

Postimi i gazetarit:

ME KA RENE GOJA DUKE CITUAR KETE PJESE NGA RAPORTI INTERIM I VENECIAS NE VITIN 2015..

Komisioni i Venecias evidenton se zgjidhje të tillë radikale (si procesi i rivlerësimit) janë të paarsyeshme në kushte normale, pasi krijojnë tensione të mëdha brenda gjyqësorit, destabilizojnë punën e gjyqtarëve, shton mosbesimin e publikut në gjyqësor, shmang vëmendjen e gjyqtarëve nga detyrat e tyre normale, dhe, si çdo masë të jashtëzakonshme, krijon rrezikun e kapjes së gjyqësorit nga ana e forcës politike që kontrollon procesin.”

DHE SOT KRYEMINISTRI I MAQEDONISE ZAEV THA QE BE NA E BLLOKOI KETE LLOJ VETINGU… 

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: andi bejtjabejtja komisioni i veneciasbejtja vetingu
Pas

Vranë biznesmenin, arrestohen 2 nga personat më të kërkuar nga Europol, si nisën karrierë në televizion pas krimit

Para

Sherri për shpërblimet e pensionistëve, qeveria akordon shumën qesharake për të moshuarit, përgjysmim nga viti i kaluar

Para
Çfarë po paralajmëron Rama: Është koha që të neutralizojmë presidentin, nuk ka Kushtetutë në botë që të parashikojë Ilir Metën!

Sherri për shpërblimet e pensionistëve, qeveria akordon shumën qesharake për të moshuarit, përgjysmim nga viti i kaluar

Discussion about this post

 



Të Fundit

AKU zbardh analizat për rastin e helmimit në Gramsh dhe paralajmëron dezinformatorët

Raporti: Koreja e Veriut i dorëzoi Rusisë 20.000 kontejnerë me municione

Barcelona pezullon marrëveshjen e miqësisë me Tel Avivin për shkak të situatës në Gaza

Tjetër mesazh i koduar i ambasadës së SHBA: Minimi i zgjedhjeve kërcënon…

FOTO/ Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, shfaqet në konferencë me Trump! Presidenti amerikan i dhuron “çelësin e artë”

Masat ndëshkuese të BE, për dy vite Kosovës i pezullohen mbi 613 milionë euro

EMRI/ Të shtëna në Durrës, plagoset një person

Alarm për bombë tek Hotel Plaza/Rezulton lajm i rremë

Elbasan/ Dy 14-vjeçarë ngacmojnë seksualisht një të mitur, e filmojnë dhe postojnë në rrjetet sociale

FOTO/ Dëmtohet tabela përkujtimore në nder të Ilaria Sulës, reagojnë Universiteti dhe babai i shqiptares: Akt vandalizmi! Është fyer kujtimi i saj

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.