Ervin Pupe, ishte kandidati i dytë që ka dalë sot përpara KLGJ-së, dhe që kërkon një vend në Gjykatën e Lartë.
Pupe tha se përvoja e tij si doktricien në Fakultetin e Drejtësisë, do ti japë një ndihmë të madhe në rikthimin e besimit te Gjykata e Lartë.
“Përvoja ime si doktricien në Fakultetin e Drejtësisë dhe jo vetëm, e gërshetuar si përfaqësues ligjor në gjykata, besoj se më jep mundësi të kandidoj për Gjykatën e Lartë. E gjej veten dhe mendoj se mund të jap një kontribut si doktricien.
Besmi te Gjykata e Lartë ka rënë dhe duhet rikthyer, besoj se mund të jap kontribut si njeri kritik për veten, punëtor e më gjerë.
Besoj se do ia dal edhe nëse këshilli më jep mundësinë për më tej. Do kontribuoj që edhe opinioni publik të rrit besimin.
Në perceptimin tim çmoj se interpretimi i ligjit ka në vetëvete element të njohjes së doktrinës, e cila është pjesë e formimit tim. Ndryshimet kushtetuese kanë sjell Gjykatën e Lartë, duke sjell zvogëlim të gjykatave më të vogla.
Numri i lartë i çështjeve mund të krijohet një njësi për grupimin e çështjeve, dhe nëse arrihet, gjykata mund të jap vendim pilot, duke zgjidhur disa çështje njëherësh.
Duhet ndërhyrje ligjore për të pikë, dhe të jetë e përkohshme, derisa dosjet të ulen.
Më ka rrit familja të ndershëm, të mirë dhe nuk mund të bëhem ndryshe. Më kanë kërkuar edhe rritje note si dilemë, por unë e kam bindur studentin, dhe kjo ka qenë dilema ime. Si avokat nuk kam dal nga karakteri im”, u shpreh Pupe.
Discussion about this post