Është identifikuar grabitësi që mbeti i vrarë gjatë orëve të mëngjesit në qyteti e Fierit. Pas një shkëmbimi zjarri me Policinë mbeti i vrarë në vend Xhuljan Sollaku, 20 vjeç, nga qyteti i Elbasanit.
Sipas skemës që ka sqaruar Policia, grabitësit kanë qenë të pajisur me kallashnikov dhe pistoleta, ndërsa kanë qëlluar të parët mbi uniformat blu. Sollaku ka qenë një prej grabitësve që kanë qëlluar të parët.
Grabitësit që ishin më shumë se katër ishin të armatosur, ndërsa dhe njëri prej tyre mbeti i plagosur.
Nga ana e punonjësve të Policisë nuk pati asnjë person të lënduar, ndërsa grabitësit e tjerë përfituan nga errësira për t’ia mbathur nga vendi i ngjarjes.
Identitetet e tyre ende nuk janë bërë publike nga ana e Policisë, pasi operacioni është ende në zhvillim.
Familjarët u shprehën sot të terrorizuar në lidhje me ngjarjen, teksa thanë se i kishte shpëtuar llozi i hekurit që kishin të vendosur në derë.
(E.K/FAXWEB)
Discussion about this post