Një tjetër operacion antidrogë është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne nga Policia e Korçës.
Nga burime policore thuhet se janë arrestuar në flagrancë tre persona, pasi u kapën duke lëvizur me një automjet, ku iu gjetën sasi të ndryshme lëndësh narkotike të dyshuara si kokainë dhe kanabis, si dhe mjete për peshimin e tyre.
Kontrollet janë shtrirë më pas në banesat e të dyshuarve dhe në një ambient privat, ku janë sekuestruar gjithashtu dy automjete dhe një shumë parash në lekë.
Ky është operacioni i tretë antidrogë i zhvilluar në qytetin e Korçës brenda pak ditësh, duke e çuar në 6 numrin e të arrestuarve për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.