Presidenti Meta dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi kanë qenë mbrëmjen e djeshme të ftuar njëkohësisht në dy studio televizive, për të folur rreth zhvillimeve më të fundit të aktualitetit politik. Kryemadhi dha një deklaratë të fortë, teksa tha se vajza e tyre 13 vjeçare është kërcënuar nga grupe kriminale.
“Vajzën e vogël, e kam dërguar në shkollë jashtë me konvikt e izoluar, sepse nuk dua që ajo të rrezikojë, sepse duhet të garantoja jetën e vajzës. Unë jam kërcënuar në rrjetet sociale, e jo vetëm”, u shpreh Kryemadhi.
I pyetur Live, lidhur me këtë deklaratë, Presidenti Meta është shprehur se nuk e ka idenë për cfarë fliste Kryemadhi dhe se ajo ka koncepte të ndryshme lidhur me kërcënimet.
Ndërkohë që nuk ka vonuar as përgjigja e Kryemadhit. “Po Meta di vetëm të firmosë dekretet”, ironizoi Kryemadhi teksa më tej pohoi se në fakt ata e kanë diskutuar por Presidenti mesa duket ka preferuar mos shprehet për këtë cështje mediatikisht.
“I kam thënë. Nëse do ishte më i vërtetë, do ishte më i pëlqyer në publik”, shtoi Monika Kryemadhi.
(E.K/FAXWEB.AL)