Kryeministri Edi Rama vjen sot me një video mesazh kushtuar shqiptarëve, kur na ndajnë edhe pak orë nga nata e ndërrimit të viteve.
Me një fjalim të gjatë përballë kameras së ERTV, kryeministri foli sërish për projektit e Mini Shengenit Ballkanik që e cilësoi si një bashkëpunim të vlefshëm Rajonal.
Rama u shpreh se Shengeni Ballkanik nuk është një Jugosllavi e re, siç e cilësojnë, ato, që nuk po krijojnë dot një qeveri, pasi ndarja e karrigeve ka më shumë rëndësi se Kosova e mbetur pa drejtim
“Më kanë lënduar shumë miq kosovarë. Unë nuk e tradhëtoj popullin tim dhe njerëzit e mi, qytetarët e mi dhe kur them këtë nuk kam parasysh vetëm shqiptarët në Shipëri, por edhe në Kosovë. Shengeni Rajonal nuk është një Jugosllavi e re, sic thonë ata që nuk bëjnë dot qeveri as me dy parti, pasi ndarja e karrigeve ka më shumë rëndësi se Kosova e mbetur pa drejtim.
Kanë sjellë edhe në Tiranë njerëz, duke mbushur njerëzit me rrena patriotike. Liderët në Kosovë po ia marrin fytyrën para europianëve dhe amerikanëve, pa të cilët Kosova nuk do ishte e pavarur. Politikanët në Kosovë luftojnë për vete. Unë nuk harroj krimet dhe jam kundër krimeve të regjimit të Milloshevicit. Ata që thonë se unë paskam dashur deri të ndaj Kosovën, janë njerëz që duan veç interesin vetjak. Ky është një helm patriotik që hidhet nga persona që duhet të bëjnë më shumë për Kosovën. Kush i thotë këto dhe shumë poshtërsi të tjera, ku hyn edhe poshtërsia e madhe që unë doja të ndaja Kosovën, është i paaftë.
Shengeni Rajonal është një domosdoshmëri historike, për lëvizjen e njerëzve, të mallrave është rruga e vetem për Shqipërinë dhe Kosovën që të thyejë kufrin mes vetes. Ne jemi një dhe kemi të njejtin qendrim. Shengeni Rajonal jo vetëm që nuk e dëmton me Serbinën, por e ndihmon. Unë kam arritur ta bind presidentin e Serbisë, po po unë e kam bindur që mos ta kushtëzojë Kosovën në tryezë. Shengeni Rajonal na jep ne mundësinë të bëjmë atë që nuk e kemi bërë për vite të tëra. Unë nuk kam dëgjuar asnjë argument racional kundër këtij projekti, as në SHBA dhe as në Europë. Lufta ka mabaruar dhe armët janë kanë lënë dorën politikës dhe diplomacisë.”- u shpreh Rama.
(M.Q/Faxweb.al)