05:43 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Më kanë lëvizur nga fjala”, zbulohen detaje të reja nga vrasja e Prengës, si u mbajtën me shpresa vëllezërit e tij, Rexhepi: Po u jap emrat e…

11:12 | 01/02/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ç’dihet deri tani për çështjen Prenga/ Vendoset nën sekuestro resorti ‘’Golden’’, kërkohet lokalizimi i të vëllait në Britani (Ku dyshohet për trupin)

Të tjera detaje tronditëse mësohen nga vrasja e Jak Prengës, ku vëllai i tij, Astriti e ka dorëzuar pjesën e mallit si dhe 700 mijë paund, që kishte nxjerrë nga një port në Angli, por nuk mori më pas asnjë sinjal nga 49 vjeçari që e rrëmbyen në Kamëz.

Sipas burimeve të gazetares Anila Hoxha, nga rrëfimi i vëllait tjetër të pengut të zhdukur (Anton Prenga), përmendet edhe një shtetas polak, i cili ka qenë i implikuar në ngjarjen, që e ka zanafillën te përplasjet mes disa grupeve të rrezikshme kriminale për kokainën.

Dëshmitari tregon se pas negociatave me Gramoz Rexhepin, ai iu ka thënë “unë ju jap besën, ktheni pjesën tuaj të kokainës, nga Astriti dhe Gëzim Shullani se do lirohet pengu”.

Sipas burimeve, Astrit Prenga dhe Gezim Shullani kanë kthyer pjesën e tyre prej 106 kg kokainë në Londër duke e dorëzuar tek disa shtetas nga Polonia, të dërguar nga Dritan Rexhepi dhe Gentjan Doçi.

“Unë nuk e di, shton dëshmitari, se kujt ia dorëzoi vëllai (Astriti) kokainën, por ai më tregoi se bashkë me të ka dorëzuar edhe 700 mijë paund”.

Më tej në dëshminë e Anton Prengës, i ardhur në Shqipëri për të gjetur të vëllain, ditën e hënë në datën 22 janar, pra pesë ditë nga rrëmbimi, Gramoz Rexhepi ka telefonuar vëllain e pengut, Ndrek Prenga (që gjendet në burg). Brenda dy orësh, mësohet të ketë thënë nga Ekuadori Rexhepi, vëllai do lirohet.

Por kur kjo gjë nuk ka ndodhur dëshmitari tregon se janë kryer sërish telefonata me Ekuadorin dhe aty Rexhepi ka deklaruar “më kanë lëvizur nga fjala ata personat, unë të detyrohem të të jap emrat e tyre që kanë organizuar dhe kryer pengmarrjen, ata quhen Gentjan Doçi, Gentjan Bleta dhe Korado Doda”.

Pas

Djegia e makinës në pronësi të Bashkisë së Peqinit, reagon pas dy ditësh policia e Elbasanit

Para

Varësia shqiptare ndaj drogës

Para
Varësia shqiptare ndaj drogës

Varësia shqiptare ndaj drogës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Grossi: Kapacitetet e pasurimit bërthamor të Iranit janë ngadalësuar

Shefi i Forcave të Armatosura të Izraelit: Bazat bërthamore të Teheranit janë goditur thellë

Merz për sulmet në Lindjen e Mesme: Izraeli po kryen punën e ndyrë për të gjithë ne!

IDF: Sulm i ri me raketa nga Teherani

Greqia nis fushatë ndërgjegjësuese për sigurinë në ujë

Zjarri në malin e Krastës vihet nën kontroll, vijon puna për shuarjen përfundimtare

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

Përshkallëzohen tensionet mes Izraelit dhe Iranit, Erdogan akuzon Netanyahu: Kërcënimi më i madh në Lindjen e Mesme

Shpërthime intensive në Teheranin perëndimor, kryeqyteti iranian goditet sërish nga raketat izraelite

Vijon kriza politike në Kosovë, opozita fajëson Kurtin: Po izolon vendin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.