Në momentin që është ndaluar nga gardistët, Vladimir Gjuta ka pasur në kokë një kapele LOUIS VUITTON dhe një çantë krahu Gucci që ishte e fryrë.
Kështu kanë thënë dëshmitarë okularë që kanë parë skenën e ndalimit të Vladimir Gjutës nga pese efektive te gardës.
Sipas burimeve policore, Gjuta pas ndalimit ka thënë se ndodhej në zonë për një transaksion financiar. Bashkë me pistoletën Gjutës i janë kapur edhe 120.000 euro.
“E mbaja pistoletën pasi do të ktheja në lekë shumën e eurove” ka deklaruar Gjuta.
Vladimir Gjuta u kap me armë me vete, ndërkohë që në pistoletë kishte një fishek në gojë, gati për të qëlluar. Pistoleta i ka rënë Gjutës pasi është shoqëruar nga 5 efektivë të gardës dhe mësohet se armën ja kanë hequr gardistët e më pas e kanë dërguar në polici.
Fill pas arrestimit të tij Garda ka shtuar forcat e mbrojtjes për kryeministrin Edi Rama, i cili kur ka shkura në ambientet e selisë së PS-së ka shkruar me një makinë ‘Benz’, dhe kur ëështë larguar ka ikur me një ‘Lincoln’ të blinduar.
Gjuta ishte ishte arrestuar në fillim të janarit të këtij viti, pasi akuzohej se kishte dhunuar një të afërmin e tij me çekiç.
Pavarësisht se kishte pësuar thyerje të dhëmbëve, kushëriri i Gjutës kishte tërhequr denoncimin dhe për këtë shkak Gjykata ka vendosur lirimin e tij.
(M.Q/Faxweb.al)