Shumëkush rrëfen se mund të bëjë çmenduri nën efektin e alkoolit dhe një histori mjaft interesnate ka rrëfyer edhe Alex Seitaj në “Thumb On” në RTV Ora. Aktori i njohur tregoi se njëherë ishte aq tap sa kishte ngacmuar mikeshën e tij të ngushtë, Xhesika Polon.
“Ka qenë disa vite më parë, isha me mikeshën time Xhesika Polo. Kemi pirë jashtëzakonisht shumë. Unë ditën tjetër kisha prova në Teatër. Isha xurxull, isha keq, tmerr. I them Xhesit më ço pak në banjo se nuk mundem më. Më çon në banjo dhe më thotë se do shkojmë në shtëpi. Në ato momente nuk di po më kapi një afsh për Xhesin. Nisa t’i komplimentoja të pasmet. Unë: Xhesi po të shoh për herë të parë je shumë pjeshkë. Dhe si përfundim shkuam në shtëpi dhe fjetëm”, shprehet Alex.
Fatma Haxhialiu: Pra mund të kishte pasur diçka?
Alex Seitaj: Nuk e di! Unë kam shumë besim tek Xhesika. Xhesi e mban alkoolin.
Discussion about this post