Emri i bashkëshortit të Suada Sherifit tërhoqi vëmendjen e medias në nëntor të 2018-s, për përfshirjen në ngjarjen që ndodhi më 4 tetor në një lokal në ish-Bllok.
Suada nuk kishte bërë asnjë deklaratë për ngjarjen deri më sot, ku tregon reagimin e saj për lajmin se partneri Eldi Dizdari ishte shpallur në kërkim.
Dhe mund të themi që mendimi i saj i parë është disi i çuditshëm.
“U ndjeva keq, sepse ishte bashkëshorti im (që i doli në media emri). Megjithatë edhe shumë keq nuk u ndjeva, se më kapi një e qeshur, se thash ‘Do më rriten followers-at në Instagram’”, u shpreh ish-Missi për emisionin “Thumb”.
Kujtojmë se pas publikimit të lajmit lidhur me partnerin e saj, ajo vendosi që të ndalonte komentet në fotot e publikuara në Instagram.
Mediat zbuluan në fund të vitit të kaluar se Eldi Dizdari është në kërkim nga policia për të dhënë shpjegime, pasi ai është personi që pati një konflikt të fortë me Ervin Matën, partnerin e Elvana Gjatës.
Dizdari dyshohet si personi kyç në ngjarjen ku mbeti i vrarë 28-vjeçari Fabian Gaxha, ndërsa u plagosën dy të tjerë, Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.