Në orër e para të mengjesit ka dështuar një tentativë grabitje në mes të Tiranës.
Sipas burime të policisë tentativa e grabitjes ka ndodhur në një lokal bastesh në qendër të kryeqytetit, tek rruga e “Barrikadave”, në orët e para të mëngjesit.
Sipas policisë, autor ishte një person, emri i të cilit ende nuk dihet, i cili me kapuc në kokë dhe armë në dorë hyri brenda lokalit dhe kërcënoi për grabitje.
Ngjarja ndodhi rreth orës 03:40 minuta te lokali i basteve dhe kërcënoi me armë duke kërkuar paratë e xhiros. Por nuk ishte shumë bindës, pasi i janë sulur punonjësit e lokalit, e pas rezistencës ai ia mbathi vrapit.
Sipas dëshmitarëve personi i maskuar dhe me armë është larguar në drejtim të sheshit “Skënderbej”
Detaje:
Më datë 28.03.2017, rreth orës 03:50, në rrugën e “Barrikadave”, në ambientet e një lokali, ka hyrë një person rreth 20 vjeç, i cili dyshohet të këtë qënë i armatosur, ku ka tentuar të vjedhë lokalin, por ka hasur në rezistencën e punonjësit të lokalit duke mos arritur të realizoj atë. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
(J.V/Shuplaka)