Policia e Tiranës ka marrë një denoncim se te vilat në Lundër janë parë tre persona të paidentifikuar të cilët kanë hyrë në banesa.
Detajet:
Më datë 15.01.2017 shtetasi F.S., 42 vjeç, ka kallëzuar se tek vilat në Lundër, 3 persona të paidentifikuar dhe të maskuar me kapuç në kokë, njëri i pajisur me elektrik dore, kanë hyrë në banesën e tij dhe kanë marrë disa bizhuteri dhe 50 mijë lekë .
Sipas intervistimit paraprak të këtij shtetasi, personat ende të paidentifikuar janë shtangur në momentin e parë që kanë hyrë në banesë pasi mendonin se nuk kishte njeri . Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. (E.K/SHUPLAKA)