Mesditën e sotme një bankë u grabit në Prishtinë. Pak orë më vonë, mediat kosovare publikuan një video, të marrë nga kamerat e sigurisë, ku shihet skena e vjedhjes.
Disa persona të maskuar dhe me kallashnikovë në dorë, shihen duke marrë paratë në kohën kur të gjithë punonjësit zyrtarë ishin në vendin e punës.
Grabitësit janë tre, dy të veshur tërësisht me rroba të zeza e kapuçë, njëri me veshje të përditshme por me kapuç në kokë.
Dy kapërcejnë gardhin e hekurt të bankës, ndërsa i treti merr thasët me para dhe i fut në makinë.
Tashmë në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës të cilët kanë nisur hetimet për ngjarjen. (D.D/Shuplaka)