Kryeministri Edi Rama ka folur sot pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së, ku komentoi dhe kërkesën e Bashës që ai të jepte dorëheqjen. Kreu i qeverisë tha se opozita ka punuar kundër integrimit të vendit.
“Ata kanë punuar shumë fort për të dështuar procesi i çeljes së negociatave, nuk ja kanë dalë se ne kemi arritur që të marrim mbështetjen e fuqishme të kancelares dhe të Gjermanisë”, tha Rama.
Ndërkohë që duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve për Reformën Zgjedhore, Rama tha se ajo do të votohet brenda këtij viti, me deputetët e opozitës së re që janë pjesë e Kuvendit.
“Reformën zgjedhore do të bëjmë me të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e procesit, dhe do të votohet në Kuvend që mesa di ka një opozitë, që është bërë pjesë dhe e Komisionit të Reformës Zgjedhore, me ata do votojmë dhe me çdo palë që është e interesuar”, u shpreh më tej kreu i qeverisë.
Discussion about this post