Nga Xhamajka, ku është arratisur për disa ditë pushimesh, ajo ka publikuar foto e vetme, pa askënd në krah. Madje në fotot ajo është shfaqur shumë joshëse.
Por edhe në mediat ndërkombëtare rozë, thuhet se Rita Ora nuk është krejt e vetme, ashtu siç paraqitet në imazhet që publikon në rrjetet sociale për fansat që e ndjekin.
Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare përflitet prej kohësh tashme se është në një lidhje me Tyrone, djalin e kitaristit të Rolling Stones, Ronnie Wood. Kjo lidhje ende nuk është e konfirmuar. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post