Genar Topalli, djali i kundërshtares së Lulzim Bashës në PD, Jozefina Topallit, siç edhe është bërë e njohur, ka qenë personi që ka vendosur në muret e selisë së PD-së banderolën ”Basha Ik”.
Por si ndodhi e gjitha? ”Shuplaka” mëson nga një dëshmitar në vendngjarje, se djali i Jozefina Topallit ka hyrë rreth orës 1:45 në oborrin e selisë së PD-së.
Oborri, ku kanë qenë të parkuara disa makina, ka qenë krejtësisht i qetë dhe porta e madhe e hapur, si zakonisht, ndërsa Genar Topalli është identifikuar lehtësisht. Veshur me një bluzë të bardhë me stemë, nën shoqërinë e 2 miqve të tij, emrat e të cilëve nuk dihen, Topalli ka hyrë brenda në 27 qershor dhe ka vendosur banderolën.
Pas këtij gjesti, ata ndaluan para saj dhe bënë foto. Menjëherë pas kësaj edhe kanë qeshur.
Askush nuk i ka ndaluar, ndërsa kanë dalë në portën kryesore në këmbë.
Jozefina Topalli nuk ka shpallur ende kandidaturën për kryetare të PD-së, ndërsa ish-kreu historik Sali Berisha ka dhënë mesazhin e qartë se duhet të jenë bashkë, larg përçarjen dhe përjashtimit. Zgjedhjet për kreun e PD-së do të mbahen në 22 korrik. (V.G/SHUPLAKA)