Kanë dalë të tjera detaje nga ngjarja që tronditi qytetin e Vlorës, mbrëmjen e sotme. Mësohet se të shtënat e armëve kanë ndodhur në drejtim të një mjeti për motive të dobëta, në zonën e Skelës.
Policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij. Siç raporton kjo e fundit, shtetasi i identifikuar si 50 vjeçari me iniciale L.B ka qëlluar 3 herë në drejtim të një pronari të një subjekti tregtar.
Ndërkaq burime për Faxnews, shprehen se midis personave në fjalë nuk ka patur konflikte të mëparshme, sulmi mendohet të jetë për motive banale. “Më ke mbajtur në gojë”, mësohet ti ketë thënë 50 vjeçari.
(J.D/Faxweb.al)