Xhevahir Hereni, një nga protestuesit e ndaluarit për dhunën në Rrugën e Kombit ka dalë në sallën e gjyqit pa këpucë.
Deputetja e LSI-së, Silva Caka shkruan se ndalimi i tij është bërë në mesnatë, duke hedhur poshtë versionin e prokurorisë për një arrestim në orët e paradites.
” Xhevahir Hereni, një nga të ndaluarit e protestës në Rrugën e Kombit, nuk ka këpucë! Ndalimi i tij është bërë në orën 3:10 të mëngjesit dhe jo pas orës 10:00 siç pretendon Prokurorja. Për këtë arsye, Xhevahiri nuk ka mundur të veshë as këpucët! Turp!”-shkruan Caka.
Seanca për dhënien e masës së sigurisë për 23 të ndaluarit e protestës së Kukësit, është shtyrë për 10 minuta.
(F.G/Faxweb.al)