Deputeti Nard Ndoka i ftuar në një emision ka diskutuar edhe nismën më të re të Partisë Demokratike, për Vettingun ndaj polikanëve.
Ndoka e ka cilësuar si një ngjarje të pazakontë, por edhe ka zbuluar një detaj interesant nga jeta e tij. Deputeti ka zbuluar se para pak kohësh dikush i ka kërkuar të takojë një person të inkriminuar, të cilën ai e ka refuzuar kategorikisht.
“Njëri më kërkoi pak kohë më parë të takohesha me një person, që unë e dija se ishte i inkriminuar. Dhe i thashë o zortëri të lutem me këto gjëra tani...”, u shpreh Nard Ndoka.
(J.D/Faxweb.al)