14:17 | 20/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Me këtë opozitë qesharake po i ndihmon njerëzit të ikin”, Patozi ironizon Bashën për datat e…

19:16 | 16/03/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Basha i pari fshatit të tij, e ka gati….”, Patozi tregon justifikimin e Bashës për humbjen në 2021-shin

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, në një status të fundit të publikuar në Facebook shkruan se raporti i OKB-së që e rendit Shqipërinë të 20-tëtë nga fundi në botë për korrupsion, nuk përbën më ndonjë shqetësim për vendin tonë.

Ai shkruan se ndërsa njerëzit presin opozitën të flasë për këtë raport të OKB-së dhe për rapotin e transparency international sipas së cilit, Shqipëria ka zbritur 8 shkallë në perceptimin e korrupsionit, opozita flet për ndryshimin e datës së përkujtimit të viktimave të komunizmit.

Nga postimi i Patozit:

Disa ditë më parë, Shqipëria kishte zbritur 8 shkallë në raportin vjetor të Transparency International, i cili mat indeksin botëror të korrupsionit, por edhe atëherë lajmi kaloi si pa u vënë re, a thua se bëhej fjalë për rënien e çmimit të patateve në Shishtavec.

Në fakt, ky është shpjegimi më i mirë i arsyes kryesore se përse njerëzit po largohen masivisht nga Shqipëria, pikërisht në ditën që Edi Rama, pa iu dridhur qerpiku, e konsideroi emigracionin e detyruar nga keqqeverisja e tij si një gjë pozitive për vendin.

Dhe kur të gjithë presin se çfarë do të thotë për këtë opozita, Lulzim Basha e ka ka gjetur zgjidhjen e kësaj gjendjeje të pashpresë tek ndryshimi i datës së përkujtimit të viktimave të komunizmit, që në finale zhvlerëson 20 shkurtin, ose më saktë ditën e rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës në Tiranë.

E cila, edhe pse më duket një gafë shumë serioze, dëshiroj ta marr pak me të qeshur.

Po mirë mor, Lulzim, nuk të mjafton që ndahemi me PS dhe LSI për datën e Çlirimit të Shqipërisë? Duhet që edhe brenda Partisë Demokratike të kemi patjetër dy data për të përkujtuar viktimat e komunizmit? Po socialistët njësoj e kanë çfarëdo propozimi që t’u çosh, se ata nuk kanë ndonjë ndjeshmëri për krimet e diktaturës dhe për simbolet tona.

Madje edhe po i bëre më shumë se dy data, të kënaqur më shumë do të jenë, sepse kjo e bën fare komik të gjithë debatin.

Problemi është të mos fyesh demokratët dhe te djathtët e tjerë për një çështje, që ka të bëjë me konstitucionin dhe historinë e tyre të vjetër dhe të re.

Por, mbi të gjitha, se duke bërë këtë lloj opozite, sa cinike, aq edhe qesharake, je duke u dhënë të shtyrën e fundit edhe atyre që e kanë ende me dy mendje për të braktisur ose jo përfundimisht Shqipërinë.

Pas

Përmbytjet në Shkodër, Prençi: Të mos përhapet panik kot! Niveli i ujit nuk rritet më

Para

Kush është studentja 18-vjeçare Mariam Moustafa? Vrasja brutale e saj shkaktoi zemërim në dy kontinente

Para
Kush është studentja 18-vjeçare Mariam Moustafa? Vrasja brutale e saj shkaktoi zemërim në dy kontinente

Kush është studentja 18-vjeçare Mariam Moustafa? Vrasja brutale e saj shkaktoi zemërim në dy kontinente

Discussion about this post

 



Të Fundit

Papa Leone: Jepini fund barbarisë në Gaza, mbroni civilët

Sulmi me dronë në Moskë, 142 pajisje rrëzohen, dëme në kryeqytet

Po shembte një mur rrethues në banesën e tij, 51-vjeçari mbetet poshtë gërmadhave! Mbërrin pa shenja jete në spital

Ndalet përkohësisht konflikti në jugun e Sirisë, grupet beduine largohen nga Suwayda

Zjarr në një banesë në lagjen “Granicë”, shkak një defekt në bombolën e gazit

Vijon zjarri në malin e fshatit Dukat/ Ndërhyrje nga ajri, era favorizon përhapjen

Kurbin / Operacioni antikanabis “Koordinata” godet kultivimin e kanabisit në Fushë-Milot

Putin nuk ndalet, përgatit sulm me 2 mijë dronë ndaj Ukrainës! Rusia: Kemi përpauar në lindje dhe jug

Radhimë / Ndërtonte pa leje një beach bar dhe zinte hapësirë publike,shpallet në kërkim 45-vjeçari

Irani bie dakord me tre vende evropiane për rifillimin e bisedimeve për programin bërthamor, çfarë ndodh nëse nuk arrihet një marrëveshje

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.