Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Sarandës. 36-vjeçari me iniciale Sh. K., lindur në Dibër dhe banues në Tiranë u kap me një sasi prej 50 gr kokainë.
Ai u arrestua në vendin e quajtur ‘Rrethrrotulli i Kranesë’, teksa vinte me mjetin e tij nga Tirana për në Sarandë.
Burime zyrtare shpjeguan se i riu për t’i shpëtuar ndonjë kontrolli policor, e kishte fshehur kokainën në organet gjenitale.
Njoftimi zyrtar:
Arrestohet në flagrancë shtetasi Sh.K., 36 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tij u bë në vendin e quajtur “Rrethrrotulli i Kranesë” Finiq, pasi nga kontrolli i ushtruar shërbimet e policisë i kanë gjetur të fshehur në trup një sasi lënde narkotike me peshë prej 50.64 (pesëdhjetë pikë gjashtëdhjetë e katër) gramë e dyshuar si kokainë.
(K.H/Faxweb.al)