Operacion masiv mësohet të jetë duke u zhvilluar në Shëngjin të Lezhës. Aksioni i policisë ka nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe vazhdon ende.
Një sasi e konsiderueshme droge, rreth 400 kilogramë lëndë narkotike “Cannabis sativa” është gjetur dhe sekuestruar në vijim të aksionit antidrogë.
Flitet për disa të arrestuar dhe të shpallur në kërkim, identitetet e të cilëve nuk dihen ende.
(XH.A/SHUPLAKA)