Koordinatorja në Partinë Demokratike dhe ish-kryetarja e AMA-s Endira Bushati përkujton 25 vjetorin e rrëzimit “de facto” të ish-partisë shtet PPSH.
Bushati shprehet se 25-vjet më parë u realizua një ëndërr “Liria’, mirëpo sot ne kemi dështuar. Sipas saj për shkak se u krijua një sistem i qeverisur nga një i çmendur, kështu i referohet Bushati kryeministrit Edi Rama.
“Në fakt, ne kemi dështuar!
Duhet ta pranojmë, me ndërgjegje e kurajo, me përgjegjësi e qytetari…
25 vjet më pas, ndërtuam një Sistem ku një i Çmendur qeveris lirshëm, me krim e batutë, me drogë e cicërima….”, shkruan Bushati.
REAGIMI I PLOTË I BUSHATIT
25 vjet më parë….
Realizuam një ëndërr: Lirinë!
Patëm shpresë, besim dhe ideale….
Nuk them dot “gëzuar”…..edhe pse më shumë sesa çdo gjë tjetër, për “lirinë” duhet gëzuar e festuar…
Në fakt, ne kemi dështuar!
Duhet ta pranojmë, me ndërgjegje e kurajo, me përgjegjësi e qytetari…
25 vjet më pas, ndërtuam një Sistem ku një i Çmendur qeveris lirshëm, me krim e batutë, me drogë e cicërima….
E cili nga ne mund të thotë “unë nuk kam faj”? (D.D/Shuplaka)